Vizat, Bashkimi Europian miraton Udhërrëfyesin për Kosovën
BRUKSEL – Bashkimi Europian ka miratuar sot udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo është bërë e dituar nga Komisionerja për Çështje të Brendshme e Unionit, Cecilia Malmstrom. “Jam shume e lumtur që sot u miratua Udhërrëfyesi për Liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky është një hap i rëndësishëm”,- ka shkruar Malmstrom në rrjetin social Tëitter.
Ende nuk dihet saktësisht se kur do t’iu dorëzohet Udhërrëfyesi autoriteteve kosovare, por vazhdimisht është theksuar se kjo do të ndodhë deri në fund të pranverës.
Lajmi për Udhërrëfyesin është konfirmuar edhe nga ambasadori francez në Kosovë, Jan Francua Fitou