“Pranvera Shqiptare” në Maqedoni

“Pranvera Shqiptare” do të duhet të jetë lëvizja me urgjencë tek shqiptarët në Maqedoni, për të goditur skenarët e tjera të dëmshme.

Personalitete publike, shkrimtarë, publicistë dhe analistë flasin për agjencinë e lajmeve INA lidhur me tezat e fundit të lansuara nga qarqe politike dhe institucionale maqedonase për indoktrinimin e shqiptarëve me problemet fetare dhe jo kombëtare.

Ata e shohin si të domosdoshme ngritjen e një opsioni të ri të revoltës dhe reagimit përmes një lëvizje protestash me moton “Pranvera Shqiptare”.

Mediat maqedonase, të ndjekura kryesisht nga ato serbe kanë karakterizuar protestat e fundit dhe reagimet e shqiptarëve me kauza fetare islame, duke shfaqur etiketimet e pranisë së radikalizmit dhe fundamentalizmit islamik tek shqiptarët.

Së fundi, në një nga televizionet publike në Maqedoni është konstruktuar emisioni special që trajton idetë se gjoja në Maqedoni “ A do të vjen pranvera arabe” dhe se “ po krijohet modeli i izraelit ndaj palestinezëve”.

Publicisti dhe analisti Nijazi Muhamedi vlerëson për INA se së fundi ka pritur tezat e maqedonase, që sipas tij, së fundi përmes një emisioni misionar sllavo-maqedonas “Vo Centar”,  që shpallin ‘pranvera arabe’ apo ‘modelet izraelite’ në Maqedoni.

Sipas tij, shqiptarët nuk kanë asgjë të përbashkët me ‘pranverat arabe’, por do të ndodhë ‘pranvera shqiptare’, sepse ka forca që do të marrin mbi vete përgjegjësinë kombëtare, për të eliminuar tërë këto skenarë që vijnë përmes qarqeve dhe mediave të caktuara, me një qendër të përbashkët.

“Ajo që është dhënë përmes këtyre emisioneve misionare, është një përfundim i realizuar nga pushteti aktual i VMRO-DPMNE-së, që e ka kthyer Shkupin në një Belfast të Irlandës, me kryqe të drejtuara nga ana e shqiptare, kisha, shenjtore, heronjtë të paqenë e të grabitur nga historitë tjera, duke krijuar brenda qytetit ‘peizazhe sovrane’. Dekodimi i këtyre skenarëve mund të jetë i ngjashëm me praktikat kolonizatore evropiane në Afrikë”, thekson analisti Muhamedi.

Lidhur me tezën e modelit izraelit, analisti Muhamedi thekson se ajo tezë shpaloset nga reflekset dhe sindromat traumatike të ndërdijes së sllavomaqedonasve. “Ky komb i shpikur nga Stalini dhe i privilegjuar në ish-Jugosllavi ka huazuar dhe realizuar shpeshherë praktika të ideologjisë sioniste, por duke krijuar histori të paqenë dhe duke grabitur historinë e bullgarëve, serbëve dhe shqiptarëve”, thekson për INA Nijazi Muhamedi.

Profesori universitar, prof.dr. Nehas Sopaj nënvizon për INA se shpërthimi i pakënaqësisë popullore të shqiptarëve me qëllim të caktuar po merrë ikonografinë turko-arabe.

“Marrë në përgjithësi, dalja në sipërfaqe e shpërthimit të pakënaqësive popullore për shkak të indolencës së partive politike është e arsyetueshme, por mënyra më gjithë atë ikonografi turko-arabe në momentin e papërshtatshëm, saktë dhe si me dirigjim sikur të kish lindur nga kuzhinat e Beogradit, që dmth. si të kish dalë nga gabzherri i të gjitha të këqijave”, thekson shkrimtari Nehas Sopaj.

Sipas tij, është shumë problematike të përmbahet pakënaqësia, por edhe më problematike sipas tij është t’i riorientosh qëllimet  pastaj,  atje ku e kanë vendin, në padrejtësitë, shantazhimet dhe antishqiptarizmin që hapur po e manifeston kjo qeveri sot.

“Është shkatërruar çdo vlerë njerëzore, po varroset kultura dhe arsimi, por t’u dalësh me një stop këtij rremeti, s’është ta ndalosh, por t’i japësh vrull ta groposesh!”, thekson Sopaj, duke theksuar së është koha e fundit që të rilind një “Pranverë Shqiptare” në Maqedoni, që do t`i jap goditje të fuqishme të gjitha mozaikëve dhe skenarëve që synojnë njollosjen e shqiptarëve dhe fshehjen e problemeve kombëtare me petkun fetar.

Shkrimtari dhe publicisti Ramadan Musliu nga Prishtina komenton për INA skenaret dhe qasjet e nxitura nga qarqe të caktuara maqedonase kundër interesave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni.

“Shqiptarët duhet të lidhen me rrënjët dhe trungun e tyre perëndimor dhe të mos implikohen në reagimet absurde me karakter fetar të nxitura nga Rusia dhe aleatët e tyre sllav në Ballkan. Shqiptarët nuk kanë asgjë me islamizmin, prapa të cilit ka tendenca dhe fshihet sllavizmi. Prandaj edhe në rastet e fundit në Maqedoni, shqiptarët duhet të distancohen dhe të izolojnë grupet radikale islamike”, nënvizon për INA shkrimtari Ramadan Musliu.

Sipas tij, shqiptarët që nga mesjeta kanë mbetur si një vijë ndarëse mes Lindjes dhe Perëndimit, duke ndjekur inercionin e brendshëm, gjenetik dhe shpirtëror kah Evropa.

“Në prizmin e një historie të shkurtër, dihet se që nga viti 1454, një vit pas rënies së Konstantinopojës bëhet marrëveshja mes Kishës Ortodokse dhe administratës otomane. Që nga ajo kohë shqiptarët janë në një sanduiç mes katolicizmit, ortodoksisë dhe islamizmit. Për fat të keq kjo aleancë islamisto-ortodokse është edhe sot aktive, varësisht se kush i prin politikisht ortodoksisë. Edhe ngjarjet e fundit janë rezultat i kësaj marrëveshje. Shqiptarët shpesh kanë rënë viktimë e këtij karremi politik”, thekson publicisti Musliu.

Sipas tij, e keqja më e madhe është se kjo po ndodh në një moment shumë delikat kur po zhvillohet ridefinimi i interesave nacionale të shqiptarëve dhe kur krahu ortodoks ( Rusia, Serbia, Greqia e bashke me të edhe sllavo-maqedonasit) po përpiqen t’i kthejnë pozicionet pas hyrjes së NATO-s në Ballkan. (N.Pajaziti/INA)