Shpërthim në Tiranë, vdes palestinezi
Një shpërthim në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një banesë pas Ambasadës Amerikane i ka marrë jetën një shtetasi palestinez. Policia e kryeqytetit deklaron se shpërthimi ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit dhe ka ardhur si pasojë e një granate që i kishin vendosur palestinezit Anwar Rizik, në derën e banesës. Mësohet se Rizik para shpërthimit kishte shoqëruar djalin në shkollë, ndërsa granata ka shpërthyer teksa ai po dilte për herë të dytë nga banesa dy katëshe, ku jetonte. Ekspertët sqarojnë se granata mund të ketë qenë e telekomanduar. Sipas burimeve nga vendngjarja, ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga plagët e marra. Raportohet se palestinezi ishte zv. menaxher në fabrikën e çimentos së Fushë-Krujës, ndërsa ekspertët e kriminalistikës pranë policisë së Tiranës, që ndodhen ende në vendngjarje po hetojnë nëse shpërthimi lidhet me detyrën e tij në fabrikë, apo ka ardhur për shkaqe të tjera. Shtetasi palestinez jetonte prej disa kohësh në Shqipëri, madje ishte edhe i martuar me një shtetase shqiptare.Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe disa makina pranë banesës, ndërsa është vënë në alarm e gjithë zona, për shkak edhe të afërsisë që kishte me Ambasadën Amerikane