Ajo po i ngjit me shpejtësi shkallët e suksesit. 21-vjeçarja Rita Ora është tashmë shqiptarja më e famshme në botën e muzikës.

 

Ajo po i ngjit me shpejtësi shkallët e suksesit. 21-vjeçarja Rita Ora është tashmë shqiptarja më e famshme në botën e muzikës.

E adhuruar po aq sa Rihana, me një stil që është frymëzuar nga Gwen Stefani, kosovarja e rritur në Britaninë e Madhe është kthyer gjatë vitin e fundit në yllin më të ri të muzikës atje.

Por suksesi nuk e ka shoqëruar që në hapat e parë. Pas përpjekjeve të para në muzikë, ajo nisi të këndonte në një nga baret e Londrës, ku ra në sy të një agjenti.

Vetëm disa ditë më vonë, ajo do të nisej për në Nju Jork, ku pas takimit me Jay-Z u shfaq në videot e tij “Young Forever” dhe “Over by Drake”.

Më pas do të vinte  “Hot Right Now”, kënga e saj që ka mbi 19 876 600 klikime në Youtube.  Hiti i saj më i ri është “R.I.P.”, një bashkëpunim me reperin britanik, Tinie Tempah. / G.N.

httpv://www.youtube.com/watch?v=L1l9WST5lXM&feature=player_embedded#!

httpv://www.