Disa orë para finales së Championsit,alarm për bombë në Kiev
Pesë stacione të metros janë mbyllur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, teksa policia është duke e hetuar një thirrje për kërcënim me bombë.
Forcat ukrainase të sigurisë i kanë larguar udhëtarët nga këto pesë stacione pasi morën një thirrje telefonike për një alarm për bombë të shtunën rreth orës 14:00, transmeton Gazeta Express.
Kievi është sonte nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit.
Shpërndaje artikullin në: