Dega e PDSH-së në Strugë, përmes konferencës së radhës për mjetet e informacionit, kryetari i Degës së PDSH-së, dr.Ziadin Sela, adresoi reagimet dhe akuzat ndaj Këshillit të komunës dhe kryetarit të komunës Ramiz Merko, me rastin e njëvjetorit të marrjes së pushtetit-mandatit të dytë dhe mosrealizimin e premtimeve parazgjedhore.
“Shum nga ju ndoshta edhe pritën që kryetari te del me raport me rastin e një vjetorit te rizgjedhjes se tij ne foteljen e kreut të komunës,por kjo nuk ndodhi.Po çfarë tju raportoj?Tju raportoj për mashtrimin që ju bëri,dhe që vazhdon tju bëj?Ai premtoj Strugën shqiptare dhe shqiptarët deshi ti largoj nga struga.Premtoj investime në vendbanimet shqiptare,por investimet shkojnë në Zbazhd. Në këtë vendbanim te nderuar qytetarë jeton vetëm një banor.

Tju përkujtojmë se Tateshi i sipërm i cili numëron mbi 1500 banorë dhe ku ne kuadër të shkollës fillore mësojnë rreth 200 nxënës,prej muajit maj deri në muajin tetor nuk ka uj të pishëm.Gje qe çdo dite reflektohet në shendetin e tyre.I njëjti problem shfaqet ne, Livadhi, Dollogozhdë, Bogovicë,Tatesh i poshtëm ,zonë e cila numëron rreth 10 000 banorë.Ju pyesim: Për ju me tepër rëndësi ka uji i pijshëm për një banor të Zbazhdit apo uji i 10 000 shqiptarëve në lokalitet e lartëpërmendura?Tregoni kur këto banorë nuk do e kenë me problem ujin e pijshëm?”- u tha në fillim të kësaj konference për mjetet e informacionit.

Në vazhdim, dr. Ziadin Sela shtoi: “PDSH dega në Strugë reagon dhe denon çdo vendim tinezar,dredharak dhe dhelparak qe kjo klikë qeverisëse po na servon sa herë që merr ndonjë vendim. Ne seancën e fundit të kuvendit komunal ,te motivuar nga qëllimet qe vetëm kryetari i komunës Merko bashke me sekretarin e tij Gulicoski dhe drejtorine komunales Petko i dinë,sollët vendim për ndërtim të lokaleve tek tregu i qytetit, pa çka se largoni nga aty me qindra qytetare te cilet sigurojnë me djersën e ballit bukë për femijët e tyre.

Ju themi TINËZAR sepse ,në kordinim u vendos që kjo pikë e rendit të ditës te hiqet për shkak të mospasjes së dokumentacionit të nevojshëm,që pastaj përsëri ta vendoni në rend dite.I pyesim keshilltarët shqiptar te BDI dhe Grupacionit te Imer Selmanit se si e ndjejnë veten, tani më kur janë shëndrruar ne makineri votuese të personave te lartëpërmendur dhe të VMRO-DPMNE, që kanë për qëllim skamjen ,varfërinë dhe mjerimin e atyre që ju votuan”.

Lidhur me punën dhe vendimet që sjell Këshilli i komunës së Strugës, Dega e PDSH-së poashtu reagon, duke theksuar se këshilltarët që janë shëndërruar në maqineri votuese, nuk dijnë se çfar votojnë. Në këtë kontekst, dr. Ziadin Sela shton:“Imagjinoni të nderuar qytetarë, është sjell një vednim nga ana e këshilltarëve të Këshillit të komunës së Strugës(me përjashtim te kuvendarëve të PDSH të cilët kanë votuar kundër) dhe me çrast nuk e kanë ditë dhe akoma nuk e dinë se çfarë kanë votuar! Këta zotërinj, që ju u perfaqsojnë,ose do të duhej tju përfaqsojnë, aq janë të dëgjueshëm saqë nuk do habiteshim nqs ndonjë ditë do votonin ndonjë vendim që do ti linte vetë ato pa shtëpitë e tyre.

Z. Ramiz Merko; është e qartë se Këshillin e komunës se Strugës e keni shëndrruar në një makineri votuese që sjell vendime vetëm në inters të lobi grupacioneve të biznesit( ne rastin konkret të Petkos dhe VMRO-DPMNE) dhe aspak në interes të qytetarëve ashtu siç është e qartë se ju i mbani në terr informativ qytetarët e Strugës dhe më gjërë.Dëshmi për këtë është edhe fakti që në mbledhjet të Këshillit te komunës gazetarët nuk janë të ftuar gati asnjëher”-përfundon dr. Ziadin Sela, kryetar i Degës së PDSH-së në Strugë