Gazeta Dnevnik-Policia konfiskoi sasi të mëdha të armëve moderne të fshehura në tre bunkerë të cilët ishin duke u ruajtur nga një grup i armatosur që bëri rezistencë dhe iku në Kosovë. Ngjarje vjen vetëm dy ditë pas letrës paralajmëruese për keqësimin e marrëdhënieve ndëretnike.

Pas shkëmbimit të zjarit me grupet e armatosura nga Kosova,njësiti special i policisë ka konfiskuar sasi të mëdha të armëve në afërsi të Bllacës, në kufirin Maqedoni-Kosovë. Ky veprim i policisë pasoi pasi një grup prej 20 njerëzve të drejtuar nga terroristët e Kosovës Lirim Jakupi-Nacisti dhe Malic Ndrecaj në dy javët e kaluar kan qenë në rajonin e Tanushës dhe Likovës, mësojnë Dnevnik.

Në grup ishte gjithashtu edhe një ish-komandant i UÇK-së dhe kreu i partisë Alternativa Kombëtare, Harun Aliu, i cili u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm për vrasjen e policitit “tigër”, Zoran Markovski, në janar 2008.

Sipas policisë, kjo është një sasi e madhe e armëve moderne ushtarake,e cila asnjëherë nuk ka qenë e konfiskuar më parë në vend, dhe që mund të përdoret edhe për veprime terroriste. Në mesin e arsenalit të armëve ka armë të rënda, granatë dore,mbajtës raketash, granata dore, mina, eksploziv plastik, TNT, tajmera dhe detonatorë për eksploziv. Përveç armëve, ka patur xhaketa antiplumb, uniforma dhe pajisje moderne të komunikimit. Armët kan qenë të fshehuara në tri lokacione në rreth tre kilometra në verilindje të Bllacës.. Njëra ishte një vend logjistik, ku qëndronin njerëzit dhe ruanin bunkerat. Ministria e Punëve të Brendshme tha se ka vepruar pas marjes së informacionit se në atë vend ka armë, por ende është duke u përcaktuar nëse bëhet fjalë për kriminelë apo terroristë, hetim e cila bëhet në bashkëpunim me policinë e Kosovës.

Jozyrtarisht, Tigrat me helikopterë kan kryer ulje në terren dhe kan ardhur deri tek strehimorja ku pastaj 12 personat e armatosur kan qëlluar mbi policët nga radhët e të cilëve askush nuk është plagosur. Njësiti special i është përgjigjur sulmit, pas së cilës grupi është tërhequr në drejtim të Kosovës. Jozyrtarisht, ështtë plagosur njëri nga terroristët i cili me uniformë ka kërkuar ndihmë në spitalin e Kaçanikut. Për shkak të seriozitetit të lëndimit, mjekët kan vendosur të transferojnë në Prishtinë, por atje i humbin gjurmët .

Ndrecaj është një ish-komandant i brigadës së Likovës dhe një nga luftëtarët e UÇK më me ndikim në rajon, kurse Nacisti para dy vjetëve ka arritur ti shpëtoj policisë maqedonase në aksionin “Stuhia malore” në Brodec të Tetovës.

Ai është i implikuar edhe në një sulm mbi një xhip policie në tetor të vitit të kaluar në fshatin kufitar të Likovës në Belanovcë. Ministria e Brendshme nuk ka njoftuar për arsyet e sulmit, dhe nuk e ka të qartë se kush ka qëlluar mbi policët.

Incidenti vjen vetëm dy ditë pas letrës paralajmëruese nga bashkësia ndërkombëtare për përkeqësimin e marrëdhënieve ndër-etnike dhe bllokimet në integrimet Euro-Atlantike.