PS protestë në Durrës, Rama: Më 30 prill të ndalim degradimin e shtetit

Luigj Shkodrani-Lajme nga Shqipëria
 
DURRËS- Partia Socialiste e ka ndalur protestën e radhës në qytetin bregdetar të Durrësit. Socialistët nën moton “Ndal rrënimit ekonomik”, i kanë ftuar edhe qytetarët durrsakë të bëhen pjesë e protestës së madhe të 30 prillit. Kryesocialisti Rama i ftoi durrsakët të jenë të pranishëm në sheshin Skëndërbej, së bashku me miqtë e të afërmit për ti dhënë fund kësaj qeverie, që sipas Ramës është zhytur në borxhe.

“Ne do të jemi në 30 prill të gjithë bashkë me shumë se kurrë dhe më të bashkuar se kurrë, për ti dhënë fund një historie degradimi.Qeveria flet për borxhe të reja që i merr po i paguajnë shqiptarët. Ne do ta ndalim përpara se ekonomia jonë të përfundojë përsëri në humnerë, për shkak të kësaj piramide qeveritare të Sali Berishës” – u shpreh Rama nga Durrësi.

Të bashkohemi të gjithë më 30 prill deklaroi Rama, për ti treguar mbarë europës se vota e vjedhur nuk negociohet.
“Merrni me vete fqinjët, miqtë, familjarët, që të gjithë merrni për ti treguar botës mbarë se ne nuk e shesim lirinë e votës dhe nuk heqim dorë nga e drejta për të jetuar këtu” – u shpreh Rama

Sipas kreut të selisë rozë, kjo nuk është një betejë e lehtë, por duhet “ti japim fund epokës së pushtetarëve, të hapim një epokë të re ku qeveria të jetë e njerzve, dhe këtë e garantojmë vetëm me votën e lirë, vetëm kur populli të japë votën e vetë qeveria do jetë e detyruar të punojë në të mirë të tyre” – tha Rama.

“Jam më i vendosur se kurrë, që ta coj përpara këtë betejë, u bë 20 vjet që Shqipqëria është në tranzicion” – nëvizoi Kreu i PS.
(m.a/BalkanWeb)
 

Europa: Të shqetësuar për vazhdimin e krizës
 
Europa: Të  shqetësuar për vazhdimin e krizësSTRAZBURG- Nga Strazburgu vjen një tjetër apel për politikën shqiptare për të zgjidhur krizën politike e cila po mban peng integrimin e vendit.
E mbledhur sot në mëngjes Byroja e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKiE) miratoi një deklaratë të përbashkët mbi situatën politike në Shqipëri ku nënvizon shqetësimin e saj për vazhdimin e krizës, pavarësisht kthimit të pjesshëm në Parlament të deputetëve PS.

“Byroja e Asamblesë është e shqetësuar për vazhdimin e krizës politike në Shqipëri pas zgjedhjeve legjislative në qershor 2009, pavarësisht nga kthimi i pjesshëm në Parlament i deputetëve socialistë të opozitës në vijim të vizitës së Komitetit Presidencial të Asamblesë Parlamentare në Tiranë në shkurtin e kaluar.”- nënvizon APKiE.

Duke reaguar në prag të manifestimeve që dy partitë kanë planifikuar të zhvillojnë saktësisht më 30 prill nga PS dhe 1 maj nga PD, APKE “bën thirrje të gjithë drejtuesve politikë të garantojnë rifillimin e dialogut politik brenda parlamentit dhe të sigurojnë mbështetjen e popullit në këtë proces demokratik.”
“Të gjitha forcat politike duhet të marrin pjesë aktivisht dhe në vazhdimësi në punimet e Parlamentit. Duhet të rifillojë pa vonesë funksionimi demokratik i institucioneve të Shtetit me qëllim që të çojë pëpara reformat urgjente të nevojshme për integrimin Evropian të vendit.”- thekson deklarata e përbashkët e Byroja e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Europës.

Në fund të deklaratës Byroja kujton mundësinë për tju drejtuar Komisionit të Venecias për të kërkuar opinion lidhur me qëllimin e hetimit që do të zhvilohet nga komisioni parlamentar, veçanërisht për sa i përket rihapjes së kutive të votimit. Propozimi deri tani nuk pranohet nga opozita.

Më 25 shkurt, deputetët e Partisë Socialiste hynë në Parlament dhe bënë betimin, pasi bojkotuan për gjashtë muaj punimet parlamentare duke kushtëzuar prezencën e tyre në Parlament me aprovimin e dy projekt-ligjeve që kishin përgatitur, për të cilët pretendojnë se janë hartuar për t’i bërë zgjedhjet e qershorit 2009 plotësisht transparente. Më 19 mars, Parlamenti aprovoi një projekt-vendim për ngritjen e një komisioni hetimor mbi zgjedhjet legjislative të qershorit 2009.Në mungesë të një marrëveshjeje mes dy partive kryesore lidhur me mandatin e këtij komisioni hetimor, deputetët e partisë socialiste refuzuan të marrin pjesë në këtë komision.
(s.g/balkanWeb)