image
 ZERIPRESS-Gazeta  KOHA E RE shumë shpejtë ka paguar cmimin e guximit të sajë për të  respektuar  parimin themelorë të   demokracive botërore ,parimin e respektimit të mendimit të lirë .Ky parim mundë të vlejë për gjithë të tjerët ,por në shtetin  pseododemokratik të quajtur Maqedoni,dhe kur janë në  pyetje shqipëtarët në asnjë mënyrë nuk duhet të vlejë.Mediat shqiptare sa  herë që do të guxojnë të botojnë ndonjë artikull kritik ndaj qeverisë,do të vlejnë parimet diktatoriale ku njerëzit e caktuar të shtetit (ka edhe shqipëtar), do të fillojnë presionet dhe kercnimet nga më të ndryshmet deri sa media në fjalë nuk i bindet urdhërave nga lartë.Përndryshe shteti gjithmonë do të gjejë argumente për ta mbyllë ate.Dhe ja rasti konkret me gazetën KOHA E RE. Ka mjaftuar që kjo gazetë të botojë regullisht artikujt e personaliteteve të shquara shqiptare që janë kritik ndaj diskriminimit permanent të shqiptarëve nga ana e qeverisë aktuale ,që të aktivizohon  gjykatat politike në vend dhe me vendimet e tyre politike ta mbyllin një gazetë shqiptare.
Kjo qeveri është e vendosur që të ngulfat fjalën dhe mendimin e lirë dhe gjithcka që shkon në kundërshtim me parimet e tyre “demokratike” duhet të goditet me mbyllje goje,mbyllje gazete…..
Guximi i gazetës për plasimin e lajmit të vërtetë i kushton me mbylljen e sajë dhe njëkohësishtë me ngulfatjen e mendimit të  lirë  të popullit shqiptarë e cila në mënyrë permanente diskriminohet nga qeveria aktuale.Kjo është goditja e radhës kundër popullit shqiptarë në Maqedoni.
Faji i vetëm i gazetës KOHA E RE  është se ka treguar gjendjen reale në shtet e cila gjendje  në vazhdimësi cenzurohet nga mediat pro qeveritare.
Në perëndim asgjë nuk është më e shenjtë se shprehja e mendimit të lirë. Falë shprehjes së mendimit të lirë shteti danez më 1989 u mundësoi shqiptarëve të këtij shteti që imigruan në vitet e 70´dhjeta mjetin e parë medial në gjuhën shqipe, Radio ´Zëri i Kosovës´. Ky radio stacion ka transmetuar në kohërat kur shqiptarëve në ish Jugosllavi iu cenzurua dhe iu ndalua cdo fjalë e lirë paqësore kundër gjenocidit sërbo/maqedono/malazez, dhe kur gjithë gazetarët e ish ´RTV Prishtinës´ u pezulluan nga puna vetëm e vetëm se ishin shqiptarë dhe dëshironin e vërteta për popullin e shumëvuajtur shqiptarë të dalë në sipërfaqe.
Edhe pse dikujt i pengon se mediat kanë për qëllim vënien në dyshim të cdo anomalie politike, ekonomike, sociale apo kulturore në shoqëri dhe më gjërë, mediat duhet doemos të jenë të lira dhe të papenguara në kryerjen e aktiviteteve të tyre të përditshme, të paktën kështu punohet në instansat më të larta perëndimore ku Maqedonia dëshiron të antarësohet.  
Ja verzioni zyrtarë i mbylljes së gazetës KOHA E RE
Pas vendimit të Ministrisë së Ekonomisë për mbylljen e gazëtes ‘Koha e Re’ për shkak të kontesve rreth emrit me gazetën tjetër ‘Koha e Re’ sot reaguan të dyja palët. Botuesit e gazetës ‘Koha’ mbeten në qëndrimin se gazeta tjetër ‘Koha e Re’ kishte vjedhur emrin e gazetës “Koha” i cili ka qenë i mbrojtur me Ligjin për pronësi intelektuale.
“Mbyllja e gazetës “Koha e re” është si pasojë thjesht e vjedhjes që na është bërë brendit tonë i cili është patentu që nga fillimi i daljes së gazetës. Mendojmë se kemi kontribu në përgjithësi në gazetari. Mos të harrojmë se nëse do të bëhej ky presedan,  kush garanton se nesër po marr shembull mund të dilte një gazetë “24 orë e re”, “Dnevniku i ri” “Alsat-M i ri” etj dhe mendojmë se kontribu dhe ky ka qenë qëllimi ynë i dytë jashta mbrojtjes së interesave tona”, tha Arben Ratkoceri, drejtor i gazetës “Koha”.
Por, menaxheri i gazetës “Koha e Re”, Semi Mehmeti vlerëson se vendimi për mbylljen e gazetës është politik dhe skenar i përgatitur nga kryeministrit Nikolla Gruevski për të shuar fjalën e lirë shqipe apo për të future përçarjen brenda shqiptarëve.
“Ne e dimë se Gruevski apo kryetari i Qeverisë përgatitë lojën apo filmin e quajtur “shqiptarë–kundër shqiptarë”, por ne nuk jemi pjesë e asaj loje regjisor i cilës është ai, ne nuk kemi problem me asnjë kolegët tanë, apo mediat tjera të shtypura ose elektronike, por kemi problem me Qeverinë e cila dha një dokument, një udhëzim se gazeta jonë nuk guxon të publikohet, e cila është shumë e paqartë.”, thotë Semi Mehmeti, menaxher i gazetës “Koha e RE”.
Ndërkohë, botuesi tjetër i gazetës “Koha”, Lirim Dullovi tha se vendimi për mbylljen e “Kohës së Re” nuk duhet të  trajtohet si vendim politik dhe t’i jepet karakter tjetër.
“Ne ua kemi tërheqë vërejtjen qysh në fillim të mos bëhen realizues të një vjedhjeje, ata nuk morën parasysh atë alarm që ua dërguam, tash ndodhi edhe institucionet reaguan në mënyrë adekuate dhe neve na vjen keq që me vetëdije ata vendosën ta vrasin të vërtetën dhe të mos mundohen ti japin karakter tjetër këtij rasti”, fton Lirim Dullovi, botues i gazetës “Koha”.
Sipas Dullovit për rastin e siç thotë vjedhjes së emrit të gazetës ‘Koha’ do të vendosë gjyqi. Ndërkohë menaxheri i gazetës ‘Koha e Re’ Semi Mehmeti thotë se përkundër vendimit për ndalimin e saj, gazeta Koha e re’ do të filloj të botohet dhe prej nesër sërish do të gjendet në treg.