Drejtorët e burgut, Gardianët dhe të BURGOSURIT!
Në kontratën e marrëveshjes së Ohrit është saktësuar se të burgosurit (shqiptarët) duhet të parashikojnë se do të qëndrojnë nën mbikëqyrje, do të kenë pak ose aspak intimitet, do t`ju ndërpriten disa të drejta themelore qytetare ama përjashtohen dëmtimet e mëdha fizike. Drejtorët sllavo-folës të burgut ua shpjeguan gardianëve shqipfolës se kishin detyrën të “mbanin në gjendje të arsyeshme rregulli në burg, të domosdoshme për funksionin e tij normal”. Dhe, tradhtarët e nënshkruan.
Aurel Dasareti, 2010-04-15, Sydney, Australia Shqiptari, si produkt i natyrës, është diçka e pallogaritshme, e padepërtueshme, kokëfortë, është rrëke që vërshon nga një mal i panjohur, një pyll i virgjër, i pakalueshëm dhe i ngatërruar. Dhe ashtu si pyll i virgjër që duhet rralluar, pastruar dhe sistemuar me forcë, edhe kolonizatorët përpiqen të mposhtin, të thyejnë e të sistemojnë me forcë shqiptarin natyral. Detyra e armikut është ta shndërroj atë në anëtar të shoqërisë, sipas parimeve që vendos autoriteti.
Edhe sikur politikanët shqipfolës të FYROM-it të kishin pas gjak shqiptari në damarët e tyre, kolonizatorët me shantazh apo korrupsion, me një kushtëzim të përshtatshëm, i kanë bindur ata të braktisin “shqiptarizmin” e tyre, i kanë konvertuar në kultin e përgjithshëm të jo-unit, të robotit, të automatizimit. Kjo i privon ata prej tiparit më të mirë, prej cilësisë për të qenë njerëz dhe jo send. Këta vagabond, për t`u pasuruar me metoda mafioze, kanë marrë rrugën e gabuar të tradhtisë. Janë këta krijesa të zvetënuar dhe të sëmurë që nuk ia kanë dalë në krye t`i japin një përgjigje sfidës që kanë lindur njerëz. Të tilla impulse destruktive shkatërrojnë jetën, trupin, shpirtin, shkatërrojnë jo vetëm viktimën, por edhe xhelatin. Përbëjnë një paradoks: jeta që kthehet kundër vetvetes në orvatjen për t`i dhënë një kuptim asaj. Nëse nuk e kuptojmë natyrën e tyre, nuk kemi mënyrë tjetër për të zbuluar se si t`i kufizojmë ata të mos na dëmtojnë edhe më shumë. U ka skaduar afati. Ndjenjat dhe fantazitë, deri në një pikë përparojnë duke fituar forcë, bukuri dhe vlerë, por kur kjo pikë kapërcehet bëhen të flashkëta e të plogëta. Atëherë u ka ardhur koha ndjenjave dhe fantazive tjera.
Shqipëria etnike e vetmja alternativë! Utopitë nuk ekzistojnë për t`u realizuar me çdo kusht, por për të venë në diskutim mundësinë e asaj që është e vështirë paçka se e dëshirueshme si dhe për të forcuar besimin në këto mundësi.
/14 Apr 2010/A.D. në www.lajmet.com
_________________
SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!