Fadil Shyti -Poezi
NUK DUA!
Nuk dua të plakem,
Pa u rinuar Ty!
Nuk dua të pasurohem,
Pa u begatuar, Ty!
Nuk dua të sëmurem,
Pa u shëruar, Ty!
Nuk dua të vdes,
Pa u ribashkuar, Ty!
Moj, Nënë!…
-E shenjta -e shtrenjta!
Shqipëri Etnike,
Kështjellë e pamposhtur,
E veprave heroike!
Suedi, 5 Mars 2010
MOS U MASHTRONI!
(Kushtuar, ish-shërbëtorëve, – ish-puthadorëve e puthadoreve -të rankoviqizmit dhe të titizmit)
Horrat dhe horret!
-Shqipfolës e shqipfolëse!…
Të përdalë -dhe të përdala,
Të ngjizur e të ngjizura
Me sallama të pista…
Të harlisur e të harlisura,
Me vallen “Shirikolla”…
Të, spërkatur e të spërkatura,
Me “Shlivovica”…
Të Shumadisë Satanike!
Nuk ishin, -as nuk mund të jenë,
Kurrën e kurrës!
-Për Gjuhë, Komb e Flamur,
Bij´ e bija -të denjë,
-E, të denja…
Të Shqipërisë Etnike!
Suedi, 7 Mars 2010
TAKIMI!
Në këtë qytet të ftohtë -e të huaj,
Vetëm njëherë e kisha takuar,
Gjatë demonstratës në Majin e Kuq!
Internacionalen bashkë, -e kishim kënduar,
Ne, punëtorët e vëllazëruar-kundër borgjezisë,
Kundër shtypjes, pushtimeve dhe tiranisë!
Pas shumë vitesh, e takova përsëri…
E përshëndeta- dhe, më përshëndeti me krenari!
E pyeta i padjallëzuar, -kush je, ku jemi takuar?
Papritur, erdhën -dhe të tjerë:
Ishim aty-tha!
Më vështroi me dashuri!
Jemi shokë…-tha!
Shpejt e kuptova:
Atë çast tek Ay…
Nxori kokë ilegaliteti,
Ju, e di se, më besoni!
Që iu ka përflakur, Revolucioni!
Si, Vushtrria ime, m´ u bë qyteti!
Suedi, 7 Mars 2010.
THIKA!
Thikë misterioze, me dy tehe,
Është e lehtë dhe e vështirë,
Në rreziqe-therrë si vetëtimë,
Në festa, pret ëmbëlsirë!…
Suedi, 7 Mars 2010
TY, SHQIPËRI!
Ty, moj Nënë Shqipëri,
Serbët, ta vodhën arin,
Grekët ta vodhën –dhe zot-“ZEUSIN”!
Ah!
-Ta vodhën dhe ta ikën -Zotin,
Por, kurrë s´ t ´i vodhën,
Qëndresën dhe Besën!
Nuk ta vodhën -Barotin!
Ah!
Ty, o populli im,
Guximtar dhe trim!
Dje dhe sot:
Armiqtë, të penguan,
E, horrat të tradhtuan!
Ta marrësh, -sa duhet diturinë:
Prandaj, t´ i vodhën
E, po t´i vjedhin:
Zotin dhe Djallin…
E, jo vetëm Lirinë!
Suedi, 26 Mars 2010
