___________896153732

Digjet flamuri maqedonas mbrëmë para ndërtesës së drejtorisë së hidrocentralit “Mavrovë” në Gostivar. Policia theksoi se person i panjohur ka djegur flamurin shtetëror, që po valonte para ndërtesës së kësaj ndërmarrje. Rasti është lajmëruar nga roja i ndërtesës, i cili sot ka informuar autoritetet policore. Ndërkohë, nuk janë djegur dhe dëmtuar flamuri shqiptar dhe flamuri i ndërmarrjes që ishin pranë atij shtetëror.