hoteli_kodra-e-diellitTrupi i pajetë i gjetur në hotelin e djegur në Kodrën e Diellit në Malësinë e Tetovës është i profesorit universitar dhe ish-anëtarit të Komisionit Rregullator në Maqedoni, Ruhi Bakiu.Pas obduksionit dhe ekzaminimit të bërë është konstatuar se viktima e djegur është Ruhi Bakiu, i cili disa muaj më parë edhe për agjencinë e lajmeve INA kishte deklaruar se po ndiqej nga persona të panjohur dhe se tentimi ishte eliminimi i tij. (http://ina-online.net/maqedoni/28065.html)

Hoteli i njohur më parë i ndërmarrjes aksionare “Granit” dhe më pas i privatizuar u përfshi nga flakët dje pasdite, duke u djegur plotësisht deri në themel, edhe përkundër ndërhyrjes së ekipeve të zjarrëfikësve, që me vonesë kishin mbërritur në vendin e ngjarjes. Më vonë u konstatua edhe për një person të pajetë të djegur nga flakët, që sot u konstatua se bëhet fjalë për Ruhi Bakiun, ish-profesorin e Universitetit të Evropës Juglindore dhe anëtarë i Komisionit Rregullator për Energjetikë në Maqedoni, mandati i të cilit ka skaduar disa muaj më parë.

Deri tani nuk ka detaje mbi tragjendinë dhe se policia pritet të jap hollësi mbi shkaqet e shpërthimit dhe djegies së zjarrit në hotelin në Kodrën e Diellit në Malësinë e Tetovës. (INA)

 

 

Në hotelin e përfshirë nga flakët Granit gjendet i djegur ish profesori Ruhi Bakiu?!
9 tetor-Policia nuk konfirmon as nuk e mohon këtë informatë, duke sugjeruar që deri në fund të presim të bëhen hetimet dhe më pas të publikohet emri i personit në fjalë. “Në vendin e ngjarjes është gjetur një celular I një tetovari 49 vjeçar banor I fshatit Reçicë e Vogël, njofton Policia e Tetovës.
Duke u thirurr në burime jozyrtare dhe të disa portaleve në Tetovë, mësohet se trupi i cili u gjend i djegur në Hotelin Granit, pasditën e djeshme është i Ruhi Bakiut, ish profesor në UEJL dhe -Ish anëtari i Komisionit Rregullativ për Energjetikë.

Policia nuk konfirmon as nuk e mohon këtë informatë, duke sugjeruar që deri në fund të presim të bëhen hetimet dhe më pas të publikohet emri i personit në fjalë. “Në vendin e ngjarjes është gjetur një celular I një tetovari 49 vjeçar banor I fshatit Reçicë e Vogël, njofton Policia e Tetovës.

Bëhet e ditur se në orët e vona mbrëmë familjarë të ish profesorit kanë shkuar në vendngjarje, por deri më tash askush nuk e ka konfirmuar lajmin.

Me urdhët të gjykatësit hetues trupi I pajetë është dërguar në institutin për mjekësi Ligjore në Shkup ku do të bëhet obduksioni dhe indetifikimi.

Profesor Ruhi Bakiu, disa herë është shfaqur në media duke promovuar lëvizjen 12, ndërsa kishte deklaruar se është marrë në pyetje për këtë lëvizje. Madje ai poashtu denoncoi kohë më parë se është aksidentuar në rrugën Tetovë-Shkup dhe ishte ndjekur nga disa persona. Ish profesori Ruhi Bakiu, njihet edhe për grevën e tij në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë, ku akuzonte këtë universitet për nepotizëm.

Bakiu disa herë gjatë këtij viti prononcoi tentime për presion dhe atentat ndaj tij. Në shkurt të këtij viti ai pohonte se ka qenë i kindapuar nga persona të panjohur, ndërsa në mars pësoi një aksident të rëndë trafiku, për të cilin thoshte se është shkaktuar nga persona të tjerë. Ai në opinion njihet me reagimet e tij kritike ndaj punës së këtij trupi rregullator të energjetikës që kishin të bëjnë me shtrenjtimit e karburanteve dhe në veçanti me rregulloren lidhur me ngrohjes qendrore.

Ai u lind në vitin 1964 në fshatin Kalisht të Gostivarit, komuna e Vrapçishtit.
Shkollën e mesme (gjimnazin e kreu në Tetovë), ndërsa fakultetin juridik e kreu në Prishtinë. Një kohë punoi në Universitetin Shtetëror të Tetovës, kurse më pas edhe në UEJL.Në vitin 2004/05, ishte Pro Dekan I Fakultetit Juridik të UEJL-së. Ka marrë pjesë në përgatitjen e plan-programës të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik në Republikën e Maqedonisë.
Ka marrë pjesë në projektin për trajnim dhe ngritje të kapaciteteve të institucioneve lokale e organizuar nga Agjencioni Evropian për Rikostruim. Në vitin 2007 është emëruar si anëtarë I Këshillit të RadioTelevizionit të Maqedonisë. Poashtu këtë vit emërohet edhe anëtarë i Komisionit Rregullativ për Energjetikë Tv KOHA