adnan -januzaj1Çdo 18 vjeçar do të ëndërronte që një ditë të luante për Manchester United, dhe në ndeshjen e tij të parë të ishte protagonist me skuadrën e tij, duke ndihmuar djajtë e kuq në fitimin e një ndeshjeje, që nuk dëshiron të zhbllokohet. Adnan Januzaj e bëri realitet këtë ëndërr, duke shënuar jo një por dy gola në transfertën e Sunderland. Ndoshta është rastësi, ndoshta një puthje e fatit, por dygolëshi i adnan 5Januzajt, në suksesin 2-1 të United, ndodh pikërisht në një impiant, që quhet “Stadium of Light”, stadiumi i dritave, projektorët e të cilit në fund të 90 minutave duket sikur ndricojnë mbi talentin 18 vjecar, me origjinë shqiptare.

Goli i Gardner në minutën e 5-të, u duk sikur do të ishte një tjetër shuplakë në kampionatin e skuadrës së Mojes, por në një mbrëmje, ku Runej dhe van Persi nuk gjenin goditjen fituese, pak kush do të kishte menduar se ai që do të nxirrte nga telashet skocezin, do të ishte pikërisht Januzaj. Dy perla të tij brenda pak minutash i dhanë tre pikë që largojnë krizën Manchesterit, që tashmë duhet të mendojë seriozisht për t’i ofruar një kontratë profesionisti këtij lojtari, në të kundërt të mëdhenjtë e Europës, janë gati të hedhin grepat drejt tij.

 

Trajneri i Manchester Unitedit, David Moyes ka deklaruar se futbollisti Adnan januzaj do të bëhet lojtar i madh.

“Unë e kisha në plan që Januzaj të luaj që para tre-katër javësh, por për shkaqe të ndryshme nuk iu dha rasti. Kundër Sunderlandit mendova se është pikërisht koha”, tha Moyes.

“Ishte aq i mirë, sa ka qenë tepër vështirë të ndalet. Ai do të jetë i veçantë”, ka shtuar trajneri i United.

United ishte duke humbur nga Sunderland, por me golat e Januzajt vetëm për dy minuta arriti ta kthej rezultatin dhe të fitojë 2:1.

Kosovarit 18 vjeçar kontrata me Manchesterin i skadon në fund të vitit, por Moyes beson se ai nuk do ta lëshojë Old Trafordin.

“Nuk jam më i brengosur për këtë. Mendojë se çdo futbollist i ri do të luaj në Manchester, gjithnjë kam menduar kështu”, tha Moyes.

Adnan Januzaj me golat e shënuar të shtunën është bërë shënuesi i dyfishtë më i ri në historinë e ekipit të Manchesterit, pasi që ai këtë e bëri me 18 vjet e 242 ditë. Pokështu, ai është lojtari i 11-të i Unitedit që ka shënuar gol në debytim, dhe i dyti me radhë me dy gola në ndeshjen e parë, pas të madhit Rudi Van Nisterrloyt.

adnan-januzaj

Kosovari Adnan Januzaj i ka sjell fitoren skuadrës më të trofeshme në Angli Manchester United, e cila për momentin ka qenë në krizë në rezultate duke fituar me rezultat 2-1.

Madje, Manchester ishte duke pësuar me rezultat 1-0 në pjesën e parë, ku në minutën e 5-të për Sunderland shënojë Gardner.

Pjesa e parë u përmbyll me këtë rezultat dhe kur u mendua që Manchester do të humbiste ndeshjen në skenë doli Adnan Januzaj, i cili startojë nga minuta e parë në këtë ndeshje.

Januzaj, shënojë në minutën e 55 me një goditje të fortë më të djathtën ndërkaq ai shënojë edhe dy gola të tjerë në minutën e 61-të me një volej goditje me të majtën pas një krosimi të Rafael.

Me këtë gol Manchester ju kthye fitoreve pas humbjes befasuese javën e kaluar me rezultat 2-1 nga West Brom.