Libia – shteti i 103-të që njeh pavarësinë e Kosvës
Libia është shteti i 103-të që ka njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.Vendimi për njohjen e Republikës së Kosovës nga është konfirmuar përmes rrjetit social Twitter, nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi, dhe ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku
Njohja i është konfirmuar kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi nga kryeministri i Libisë, gjatë një takimi në Nju Jork. “Kemi pranuar edhe njohjen e dytë gjatë ditës se sotshme, ku pas njohjes së Kosovës nga shteti mik Grenada, Kosova tani u njoh edhe nga Libia” ka thënë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.
Libia ndodhet në pjesën veriore të Afrikës dhe përgjatë pjesën veriore të vendit ka dalje në Detin Mesdhe. Përndryshe sipërfaqja e këtij vendi kufizohet në lindje me Egjiptin, në jug-perëndim një pjesë të vogël meSudanin, në jug me Çadin e Nigerin, në pjesën perëndimore me Algjerin dhe në pjesën veri-perëndimore me Tunizinë pas së cilit vije vija bregdetare në Detin Mesdhe.
Grenada – shteti i 102 që njeh Kosovën
Grenada është shteti i 102-të që ka njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Vendimi për njohjen e Republikës së Kosovës nga është konfirmuar përmes rrjetit social Twitter, nga ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili po qëndron në vizitë në Nju Jork.
Njohja e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës nga Grenada është rezultat i angazhimit sistematik të ministrit Hoxhaj në procesin lobimit për përmbylljen e njohjeve për Kosovën.
Gjatë lobimit të fuqishëm për njohjen e Kosovës nga shtetet e Amerikës Latine, Hoxhaj ka vizituar disa herë Grenadën, ku është takuar me liderët institucionalë të këtij shteti, prej të cilëve ka marrë premtime për njohjen e shtetit të Kosovës.
Ministria e Punëve të Jashtme ka dinamizuar angazhimet e gjithanshme për përmbylljen e procesit të njohjeve si dhe fuqizimit të gjithanshëm të subjektivit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, proces i cili pritet të jap rezultate të mëtutjeshme në vazhdim.