Padia ndaj ish-gardistit Skeja, Zabit Deda: Njihte vrasësin e 21 Janarit
Zabit Deda, vëllai i viktimës së 21 Janarit, është prononcuar mbi marrëdhëniet e familjes së tyre me Fatos Skejën, i cili sipas Dedajve, pas 21 Janarit i vizitoi në shtëpi dhe në shkëmbim të një shume me para u kërkoi që të pranonin Sali Berishën, për një vizitë në shtëpi.
“Ne e denoncuam. Por gjykata na nxori ne fajtorë. Deklaratat siç i kemi dhënë, ashtu qëndrojnë. Na tregonte valixhen me para. Na premtoi një shumë, një valixhe me lekë në këmbim të ardhjes së kryeministrit në shtëpinë tonë.
Ne i thamë, nuk kemi ndaluar asnjë, kush ka dashur të vijë në varrimin e vëllait të vijë. Por kur na premtoi lekë, nuk deshëm të vinte Sali Berisha”, tha më tej ai.
– See more at: http://www.sot.com.al/aktualitet/padia-ndaj-ish-gardistit-skeja-zabit-deda-njihte-vras%C3%ABsin-e-21-janarit#sthash.qwuTflQa.dpuf