Muajt e vitit e kanë burimin nga koha e romakëve të vjetër. Muaji Janar (muaji i parë i vitit tek pas vitit 152 p.e.s.) mban emrin e zotit të shtëpisë Janus (Januarius) i cili kishte dy fytyra. Njëra fytyrë simbolizon hyrjen, tjetra daljen. Me këtë mbrohej edhe marrje-dhënia e detyrës së konzujve të cilët merrnin detyrën e tyre në Janar.
Muaji Shkurt rrjedh nga romakishtja e vjetër “Mensis Februarius” gjatë të cilit kremtohej festa e shpagimit dhe e pastërtisë.
Deri në vitin 152 p.e.s. muaji Mars ishte muaji i parë i vitit. Marsi rom. Martius (dedikuar perëndisë së luftës te romakët e vjetër Mars) ishte muaji në të cilin fillonin betejat.

Muaji Maj nderon baba-perëndinë romake Jupiter Maius. Ndërsa qershori (Juni) i është kushtuar bashkëshortes së tij Juno.

Në muajin korrik (Juli) romakët nderonin Julius Cesarin, ndërsa në Gusht (August) pasardhësin e tij Augustus. Për muajin Prill (April) supozohet se rrjedh nga aperire=hape.

Pasiqë deri në vitin 152 p.e.s. viti fillonte në muajin Mars, muaji Shtator ishte muaji i shtatë i vitit, Tetori i teti e kështu me rradhë. Pra, që nga viti 152 p.e.s. katër muajt e vitit shtator-dhjetor quhen ende ashtu edhe pse nuk janë muaji i shtatë, i tetë …

Çdo foshnje pas lindjes ka saktë 350 eshtra, gjersa njeriu i moshuar ka 144 më pak. Ekspertët kanë zbuluar se shumë eshtra gjatë fazës së zhvillimit të njeriut shkrihen ndërveti dhe kështu forcojnë skeletin e njeriut.

Foshnjet e lindura në muajin Maj peshojnë më rëndë se tjerët. Arsyeja ende nuk dihet.

Një nga 2000 fëmijë lind me një dhëmb në gojë.

Shkencëtarët zbuluan se flokëkuqet kanë vetëm rreth 90 000 flokë, zeshkanet 100 000, ndërsa bjondinet 150 000 fije floku. Por vetëm 20 përqind e bjondinave e mbajnë këtë shifër të flokëve.

Fëmijët me sy të zi reagojnë 15 herë më shpejtë se ata me sy ngjyrë qelë.Ata janë më të mirë në sportet ku kërkohet reakcion i shpejtë p.sh. futboll. Ndërsa fëmijët sykaltër janë më të mirë në sportet ku nuk mvaret nga reakcioni i shpejtë, p.sh. Golf.

Eshtrat e njeriut janë katër herë më të qëndrueshme se qeliku.

Sa herë ka rrahur zemra jonë kur jemi në moshën 79 veçare? Shkencëtarët e kanë zgjidhur këtë pyetje. Reth 2,5 miliardë herë.

Mushkëria jonë (e shpalosur) do ta mbulonte një fushë tenisi, d.m.th. 100 m².

Enët e gjakut të njeriut (të kapura njëra pas tjetrës) janë 2,5 herë më të gjata se ekuatori.

Në fund të jetës së tij trupi ka prodhuar 950 kilometër flokë, ndërsa sytë janë mbyllur rreth 415 milionë herë. Edhe në moshë të vjetër asnjë asht i njeriut nuk është më i vjetër se 20 vjet-sepse eshtrat përtrihen rregullisht.

69 Fëmijë të një nëne
Feodor Vasilijev nga Shuya (Rusi), nga gjithsejt 27 lindje gjatë viteve 1725-1765 lindi 16 bineqë, 7 treneqë, dhe 4 katërneqë. Vetëm dy fëmijë prej tyre vdiqën si foshnjë.

James Gill, i biri i Brenda dhe James Gill, lindi 128 ditë para kohës së paraparë. Në lindjen e tij më 20 Maj 1987 në Ottawa, Ontario (Kanadë) peshonte 624 gr.

Nëna më e vjetër
Rosanna Dalla Corta nga Viterbo (Itali) sipas të dhënave në korrik të vitit 1994 në moshën 63 vjeçare lindi një djalë