Përleshje pas ofendimeve të serbëve!
Eurobasketi në Sloveni, nuk ka mundur të kalojë pa prishjen e rendit public. Posaçërisht në Jesenice, ku Bosnja e Hercegovina luajti me Serbinë. Sipas raporteve të mediave ballkanike, atje pas provokimeve (ofendimeve) nga fansat serb, ka pasur një përleshje mes serbëve dhe boshnajkëve. Deri tek ky incident ka ardhur pasi fansat serb kanë provokuar boshnjakët tani me parullat e njohura si ato :- ‘Nož, žica, Srebrenica’ (Thika, tel, Srebrenica). Kjo ishte e mjaftueshme që të shpërthejë një rahje massive mes fansave të të dyja kombëtareve. Policia sllovene ka arritur të shpërndajë turmat e këtyre dy grupeve dhe sipas zëdhënësit të policis së rajonit të Kranjit, të gjithë të arestuarit do të pagojnë një gjobë prej 250 euro për prishjen e rendit public në Slloveni.