Tre anije ruse kanë kaluar Bosforin, janë duke lundruar drejt Sirisë?!
Tre anije ushtarake ruse sot kanë hyrë nga Deti i Zi në Bosfor, prej ku do të nisen në pjesën lindore të Detit Mesdhe në afërsi të bregdetit sirian.Anija për zbulim elektronik e tipit SSV-201 “Prijazove” është e shoqëruara nga dy anije të mëdha desant “Minsk” dhe “Novoçerkask”.
Sipas burimeve ushtarake, anija “Prijazovje” të dielën ka lundruar nga porti ukrainas Sevastopolj, ku gjendet flota ruse në Detin e Zi, në “mision në pjesën lindore të Detit Mesdhe”.
Rusia ka prezencë të vazhdueshme të disa anijeve ushtarake në këtë pjesë të Mesdheut dhe rregullisht kryen rotacion të anijeve nga fillimi i krizës siriane para dy viteve e gjysmë.
Rusia që nga koha e BRSS-së shfrytëzon bazë ushtarake në portin sirian Tartus në 220 kilometra në veriperëndim nga Damasku.