Serbët aplikojnë në KQZ me listën unike “Serbija”
Ashtu siç pritej, serbët e Kosovës kanë dorëzuar në KQZ listën e përbashkët “Serbija”, siç ua kishte kërkuar Beogradi.Lista është dorëzuar nga kryetari i të ashtuquajturit qark i Kosovës, Vladeta Kostiç.Lista unike do të përfaqësojë serbët në 24 komuna të Kosovës në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
Sipas Kohës Ditore, tani numri i subjekteve që kanë aplikuar për të garuar në këto zgjedhje ka shkuar në 102./