Gjenerali Markus Bentler, Komandant i Forcave të Kosovës (COM KFOR), priti dje pasdite gjeneralin Knut Bartels, shef i Mbrojtjes së Danimarkës në shtabin kryesor në Kosovafilm. Komandanti i KFOR it shprehu falendërimin e tij për kontributin e jashtëzakonshëm të Forcave të Armatosura Daneze në misionin e KFOR it…

 Ai po ashtu e ka informuar atë rreth situatës së përmirësuar të sigurisë në Kosovë dhe për ngjarjet e fundit që kanë lidhje me kushtet për transferimin e përgjegjësisë tek institucionet civile në Kosovë. Gjatë takimit Komandanti i KFOR it ka thënë se sfidat politike, ekonomike dhe sociale janë më të mëdha se sa ato ushtarake. Megjithatë pavarësisht vendimeve që do të merren nga Këshilli Veri atlantik në Bruksel që ka të bëjë me adaptimin e trupave në Kosovë, në misionin e KFOR it nuk do të ketë ndryshime. KFOR i do të vazhdojë të rrisë partneritetin me bashkesinë ndërkombëtare dhe institucionet ne Kosovë. Gjenerali Bartels gjithashtu ka vizituar trupat e KFOR it në Zonën e “Battle grupit” Shumëkombësh Veri (Kampi Novo Sellë) ku është i vendosur kontingjenti danez prej 180 ushtarëve