Ndërhyrje brutale e organeve të shtetit të shoqëruar nga forcat policore hynë në ambientet e televizionit ALB, gjoja për të bërë kontrolle. Të pyetur se përse ishte e nevojshme shoqërimi i policisë, ata thanë për aspekte sigurie, sikur në televizionin ALB të punonin kriminelë e jo gazetarë. Për katër orë të plota në televizionin ALB qëndruan inspektorë të shumtë nga organet e shtetit: Drejtoria e te ardhurave publike, Inspektorati i Punës dhe disa institucione të tjera, gjoja për të shqyrtuar funksionimin e televizionit dhe respektimin e ligjeve të ndryshme. Edhe pse Televizioni ALB funksionon vetëm një muaj me program të rregullt, inspektime te shumta si një guerile financiare ndërhynë në mënyrë spektakolare të shoqëruar me forca policore, sikur ne të punësuarit në TV ALB të kemi bërë vepra kriminale. “Ne konsiderojmë se ky është një sulm brutal i pushtetit ndaj fjalës së lirë. Po të duan edhe 1000 inspektorë le ti dërgojnë se gojën nuk do të na mbyllin. I bëjmë thirrje kryetarit të BDI-se Ali Ahmeti dhe kryeministrit Nikolla Gruevski që të ndërpresin ndërhyrjet e këtilla në media, sepse ne jemi shoqëri demokratike dhe kjo sjellje agresive dhe totalitare e shtetit nuk është në të mirën e vetë demokracisë dhe lirisë së shtypit”, deklaroi zëvendës kryeredaktori i Televizionit ALB, Sefer Tahiri. Edhe përkundër këtij presioni të drejtpërdrejt, edhe përkundër kësaj ndërhyrje të organeve të shtetit të shoqëruar me policë, Televizioni ALB nuk i frikësohet askujt, e aq më pak pushtetit!

14:00 – Policia bastis Tv Alb në Shkup

Shkup – Forca të shumta policore kanë bastisur në këto momente objektin e stacionit televiziv Alb me seli në Shkup. Nuk dihen akoma motivet për këtë bastisje të policisë, për më shumë do të njoftoheni gjatë orëve në vazhdim..

Tv Alb është stacioni televiziv nacional dhe satelitor që para disa muajsh filloi me punë në Shkup.