Lëvizja për Referendum për Ribashkimin e Shqipërisë – LRRSH;
Nr. Prot. 1/24.09.2010 Prishtinë, më 24.09.2010
DEKLARATË
Duke e shikuar gjendjen në trojet shqiptare, LRRSH u riaktivizua për të cuar deri në fund amanetin e dëshmorëve, ribashkimin e të gjitha trojet shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar.
Lëvizja për Referendum për Ribashkimin e Shqipërisë reagon ndaj bllokimit të fshatit Patishka Reka të rajonit të Shkupit me policë që nuk i lejojnë qytetarët të dalin dhe të hyjnë në qytet.
LRRSH konsideron këtë aksion si tentim spastrimi etnik me gjoja ndërtim të një ujësjellësi që shkel të drejtat e pronave të fshatarëve të të vetmit fshat në rajonin e Sopishtes ku flitet shqip.
Për Kryësinë Qendrore të LRRSH,
Prof. Dr. Arbnor Jashari – Kryetar;
Ilir Zarbica – Sekretar Politik.
Prishtinë, 24 maj 2010