image
Në një situatë kur përqindja e varfërisë arrin 30 përqindëshin do të thotë se çdo i treti person nuk mund t’i mbulojë as harxhimet elementare jetësore

Hatmane ABDULLAI

Çdo i treti në Maqedoni është i varfër. Të dhënat e fundit flasin për një varfëri të madhe në vend prej 31,1 për qind. Të dhënat statistikore tregojnë se gjatë viteve të 90-ta situata ishte më e lakmueshme pasi që shkalla e varfërisë ishte nën 20 për qind. Sipas ekspertëve, në një situatë kur përqindja e varfërisë arrin 30 përqindëshin do të thotë se çdo i treti person nuk mund t’i mbulojë as harxhimet elementare jetësore. Ata llogaritin se vendi tash është në një situatë shumë të vështirë edhe nëse i krahasojmë 15 vitet e fundit, pasi sipas tyre 30 përqindëshi i varfërisë u arrit që prej vitit 2003 (30,2 për qind). Sipas tyre prej atëherë u panë goditjet e krizës, pasi që u shtua papunësia, një numër i madh i firmave u bllokuan, punëtorët u larguan nga puna dhe u vonuan rrogat.

Ish-ministri i financave z. Xhevdet Hajredini, tha se numri kaq i madh i të papunëve në Maqedoni është shumë i lartë dhe rekord jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjërë, gjë për të cilën fajin kryesor e mban qeveria, pasi që nuk ofron kushte për investime si brenda vendit por edhe jashtë. Sipas tij, pasojat e tilla dhe gjendjet edhe më të keqësuara nuk i lejojnë investitorët e huaj që të investojnë në vend në biznesin privat me arsye që të munden në këtë mënyrë të ofrojnë punësime të reja. Hajredini shtoi se qeveria kapitalin bankar e ka përdorur për konsum shtetëror dhe gjithashtu potencialin buxhetor e ka orientuar në konsum shtetëror. E gjithë kjo, sipas Hajredinit, dhe i gjithë ai mosinteresimi për të thithur investitorët e huaj për përmirësimin e situatës së krijuar ka pasoja me numrin e të papunësuarve deri më 35  për qind. Por të dhënat se numri i papunësisë është përmirësuar dhe zvogëlim prej afër 1 për qind, kinse për të punësuarit në administratë, janë manipulime të të dhënave statistikore dhe se punësimet e tilla sipas tij janë të panevojshme, mu në këtë kohë kur vendi ballafaqohet me varfëri shumë të lartë.

Blerim Zllatku nga Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore tha se “në momentin kur kompanitë ballafaqohen me moslikuiditetin, në procesin e tyre të punës duke respektuar ligjin mbi rrogat që thotë që rroga e punëtorëve duhet të paguhet deri më 15-in e muajit të ardhshëm ose kompanisë do t’i bllokohet xhiro-llogaria, atëherë kompanitë mes dy të këqijave vendosin për njërën, për atë me më pak dhimbje për ta, e kjo është largimi i punëtorëve nga puna”. Pra, shtoi Zllatku, “në kohë të krizës tek ne, kompanitë nuk ballafaqohen me problemin e parave në formë të kreditit, sepse bankat në Maqedoni janë plot me para që u ofrojnë kompanive për investime, por kompanitë ballafaqohen me likuiditetin e tyre për shkak të heqjes dorë hë për hë nga blerja, konsumi i prodhimeve të ndryshme”.
Nga ana tjetër, sindikalistët mbrojnë të papunësuarit dhe sipas tyre që të zbutet situata duhet të kemi një kompromis të përkohshëm nga ndërmarrësit që në vend të largimit nga puna të shkurtohet orari i punës, zvogëlohen pagat mujore