Reagim ndaj intervistes së Xhemil Zeqirit dhënë shokut të tij Fadil Shytit
Ibrahim Xhemajli-Reagim ndaj intervistes së Xhemil Zeqirit dhënë shokut të tij Fadil Shytit, botuar më 22 07 200 në www albania press.org
Që në fillim kërkoj ndjesë nga lexuesit që iu imponohet të lexojnë gjëra të tilla që nuk duhet të zënë vend në mediat shqiptare, por intervista përmban aq të pavërteta e trillime sa që për hirë të së vërtetes jam I detyruar të reagoj.
Duke kërkuar ndjesë për mosmodesti po e filloj këtë reagim duke cituar një pasus të një letreje të veprimtarit Xh. Idrizit dërguar personalisht Xhemil Zeqirit ” Ti si çdo herë ke zili ndaj të tjerëve , andaj dhe nuk ke dëshirë ta pranojsh një realitet , siç e ke edhe zakon të tregohesh si njeri ”supermen” që ka aftësi ta organizoj komunitetin. Kur ti paske këtë aftësi për të bërë organizime të tilla , atëherë pse ti kurr nuk ke qenë bartës i këtyre organizimeve ose ma mirë me thënë pse kjo popullatë kurrë nuk të ka zgjedhur ty ose nuk ta ka dhënë legjitimitetin? Ti a ia ke bërë ndonjëherë këtë pyetje vehtes ? I vetmi person që mund të mburret për cdo herë … se ka bërë organizime kombëtare është vetëm një njeri dhe ai është Ibrahim Xhemajli.Por Ibrahimi kurr nuk është mburrë dhe nuk ka dal të thotë se si ai i ka bërë të gjitha por cdo herë ka thënë se bashkë me shokët i kemi bërë organizimet.Një njeri i kalibrit të ibrahim Xhemajlit mund ta organizojë dhe mos ta përcajë këtë komunitet ”
Pra nga kjo leter e shkruar një muaj para intervistes së Xhemil Zeqirit ( të cilen letër vet Xhemil Zeqiri ma dërgon mua ) shihet se edhe të tjerët e kanë vërejtur se unë nuk kam ”rrahur gjoks ” për aktivitet e mia e as për aktivitetet e të tjerëve e lëre më të Xhemil Zeqrit, dhe të tentoj tí përvetësoj ato.Përkundrazi kam konsideruar se fuqia e çdo aktiviteti qëndron në organizim të përbashkët , me sa më shumë subjekte e aktivistë , gjë që është në kundërshtim me praktiken e veprimit të Xhemil Zeqirit.
Në intervisten e 22 07 2010 Xhemil Zeqiri pretendon se e ka organizuar viziten kryeministrit Thaçi në Danimarkë .Kjo edhe pse nuk është e vërtetë nuk është shkaku i reagimit tim, por shpifjet , trillimet dhe shtrembërimi i fakteve me qëllim të ofendimit të personalitetit tim. Për hirë të së vërtetes sqaroj se:
Meqë kryeministri Thaçi ( pas marrëveshjes së Rambujes) ishte në një turne vizitash të suksesshme në vendet perendimore dhe duke vërejtur reflektimin pozitiv të këtyre takimeve i telefonava përfaqsuesit të qeverisë së Kosoves në Skandinavi dr Shaqir Shaqirit . Ne biseduam se nëse kërkesën do ta bënte dr.Shaqir Shaqiri, gjasat për një përgjigjie pozitive , nga qeveria daneze , do të ishin reale. Dr Shaqiri reagoi menjëherë dhe shumë shpejtë mori përgjegje pozitive . Kështuqë kryeministri Thaçi erdhi në Danimarkë dhe u takua me kryeministrin danez Poul Nyrup Rasmussen, ministrin e punëve të jashtme Niels Helveg Petersen dhe ministrin e punëve të mbrendshme Thorkild Simonsen .
Ai mbajti edhe një ligjëratë për Kosoven në shoqaten daneze për politikë të jashtme, si dhe dha një intervistë për kanalin qendror të televizionit danez DR1. Se Z.Thaçi ka zhvilluar takim me ministrin e drejtësisë siç thotë Xhemil Zeqiri, nuk ështe fare e vërtetë. Por nuk është e vetmja kjo ”pasaktësi ”e Xhemilit , ai thotë se bisedova me Ibrahim Kelmendin në Bochum për organizimin e vizites së Thaçit në Danimarkë dhe kinse Ibrahim Kelmendi paska qenë së bashku me Thaçin dhe ia kalon telefonin atij dhe i thotë Xhemilit folë vet me te , gjë që rezulton të jetë gënjeshter e kulluar e madje sipas Ibrahim Kelmendit ( 20.08.2010-Prizren )Hashim Thaçi as që paska qenë ndonjëherë në Bochum të Gjermanisë dhe se I Kelmendi as që ka biseduar fare me Xhemilin për këtë çështje.
Jo vetem gënjeshter por maskarallëk i llojit të vet është spjegimi i tij, duke shtrembëruar faktet në lidhje me idenë e realizimit të vizites së Thaçit në Danimarkë se kinse ai i paska telefonuar dr Shaqir Shaqirit etj etj
Në të vërtetë në fund të muajit qershor zhvillova një bisedë telefonike me Xhemil Zeqirin dhe në bisedë e sipër filloi të lavdërohet se si kinse e ka organizuar vizitën e Thaçit në Danimarkë ,meqë kjo s´përkonte fare me të vërteten unë e ndërpreva dhe e sqarova se si ka rrjedhë idea , biseda ime me dr Shaqir Shaqirin , shkresa e tij qeverisë daneze dhe reagimi i saj pozitiv dhe realizimi i vizites etj. Po të njejtat fjalë që ia kam thënë unë Xhemilit , ky me paturpësi i nxjerrë para lexuesit se kinse ai m`i ka thënë mua dhe kur unë paskam ”mbetur pa argumente” kinse i paskam thënë ”mirë ti e solle por kush e ktheu ” – një gënjeshtër të tillë dhe shtrembërim të fakteve, mund ta bëjë vetem një njeri si Xhemil Zeqiri ( Êshtë fat i mirë që të vërteten për këtë e dëshmon dr Shaqir Shaqiri) . Sikur Xhemili të ishte organizator i kësaj vizite ai do të ishte shoqërues I kryeministrit Thaçi në të gjitha takimet e tij me palën daneze . Kërkoj përsëri ndjesë për mosmodesti por, në të gjitha takimet e kyeministrit Thaçi me palen daneze nuk mori pjesë Xhemili por unë dhe madje pas takimit të dy kryeministrave kam zhvilluar një intervistë rasti me kryeministrin danez Poul Nyrup Rasmussen e më vonë edhe me kryeministrin Thaçi të cilat janë emituar në radio ” Zëri Kosoves ”. Kurse Xhemili u taku me kryeministrin Thaçi vetëm atëherë kur një shok i yni i ftoi një grup veprimtaresh ( e në mesin e tyre edhe Xhemilin ) në hotelin ku banonte z.Thaçi.
Pra siç shihet Xhemil Zeqiri jo vetem se rrah gjoks për një aktivitet, që nuk e ka bërë, por është aq perfid duke më ofenduar se kinse unë nuk marrë vesh për organizime të tilla dhe se kinse unë paskam pasur frikë ( kujdes ) nga UDB . Si paskam pasur frikë unë nga UDB në vitin 1999 ,kur shumica e lejeve për demonstrata në fillim të viteve 90-ta janë marrë në emrin tim.Si paskam frikë në vitin 1999 në Danimarkë, kur që nga viti 1978 deri në vitin 1989 kam vepruar si i organizuar në Kosovë( në përjashtim të 4½viteve të burgut). Pastaj emri im që nga 20 08 1989 ka qenë i publikuar gjithandej si themelues i radios shqipe në Kopenhagë për cka interesimi i ambasades jugosllave në Kopenhagë ka qenë i jashtëzakonshëm, madje edhe vet udb në Maqedoni e ka pyetur edhe Xhemil Zeqirin për aktivitetin tim.
Unë dhe shokët e mi edhe pas burgosjeve shumë vjeçare në burgjet e Serbise, kemi vazhduar aktivitetin tonë në Kosovë, ku vazhdimisht kemi qenë të rrezikuar , e ti zotëri më flet për frikë nga UDB-ja në Danimarkë!!! Turp të keshë.
Por mbi të gjitha jo unë por kam bindjen se as një i burgosur ose ish i burgosur politik nuk ia ka frikën organeve persekutuese .Çka do të thotë se aktivitet tona nuk qenë të rastit,por të planifikuara dhe me vetëdije të plotë.
Më tutje Xhemili Zeqiri më akuzon se unë jam herë me LDK, herë me Ilir Meten e partinë e tij, e me Sali Berishen etj… çka do të thotë se logjika e tij është e nivelit aq të ultë sa që takimet e mia për qëllim interviste me Bamir Topin , Ibrahim Rugoven ( gjatë vizitave të tyre të fundit në Kopenhagë ) dhe me Ilir Meten më 28.05.2010 po ashtu në Kopenhagë i konsideron si përcaktime dhe anime të mia partiake .Qesharake !!!
Kurse Shyti (si autor i intervistes ) dhe shytat si ai edhe pse nuk mund të ngargohen për ate çka vjellë Xhemil Zeqiri në mediat shqiptare , mbajnë përgjegjësi në pregaditjen e gjelles (materialit) që vjellë ai dhe duhet patur kujdes se Xhemil është Xhemil dhe nuk ka kontrollë fare se kur, ku dhe ndaj kujt vjellë .
Për fund dua të ritheksoj se, reagimin e bëra për hirë të së vërtetës dhe për informim të lexuesve që nuk janë në Danimarkë, se të gjithë bashkatdhetarët këtu më njohin mua dhe poashtu edhe Xhemilin dhe nuk e kanë vështirë tì vërejnë shpifjet dhe marifetet e tija.
Në intervistë ka edhe gjëra të tjera për reagim por kësaj radhe po e lë me kaq.
Ibrahim Xhemajli