Njoftim nga shoqata shqiptare – daneze “ALBA – DANSK”.
Luigj Shkodrani
Një grup shqiptarësh, që punojnë dhe jetojnë në Danimarkë, si qytetarë të shtetit danez, dashamirës dhe miq të Shqipërisë, themeluan së fundmi ,Shoqatën jofitimprurëse kulturore shqiptaro – daneze. Aktiviteti i saj, sapo ka filluar.
Dhe në këtë kohë të shkurtër, shoqata është anëtarësuar, me të drejta të plota në nje nga organizatat me te medha,qe veprojne ne te gjithe teritorin e Danimarkes,ne ate te quajtur “KUKS”,ku jane grupimi i 66 shoqatave ,nga te gjitha vendet e botes,qe jetojne e punojne ke kete shtet . Kjo shoqate është në rrugë e sipër, drejt formatizimit të saj, si partnere në një seri projektesh, që lidhen me promovimin e kulturës dhe artit shqiptar, në Danimarkë si dhe atë danez në Shqipëri.
Tek bisedon me themeluesit e kesaj shoqate, njihesh dhe me detyrat qe i kane vene vetes, ne përmbushja e objektivave te kesaj shoqate.Kjo shoqate do të kërkojë edhe një bashkëpunim të frytshëm, me gjithe ata te cilet e ndjejne veten aktiv, per te kontribuar, ne me te miren, per te ardhmen e kesaj shoqate dhe te antarve te saj. Shoqata ka gatishmërinë dhe kënaqësinë, për të filluar sa më shpejt bashkëpunimin me gjithe ata, qe jane në interes të vendit tonë, si dhe njohjes dhe të forcimit të miqësisë Shqipëri-Danimarkë.
Shume shpejt shoqata do te kete edhe faqen e saj ne internet,ku te gjithe ata,qe kane deshire te njihen me shume ,me veprimtarine e kesaj shoqate,do te mesojne per aktivitetin e saj te metejshem. Shoqata njeh me te drejta te plota,te gjithe ata, qe paguajne rregullisht kotizacionin e shoqates. Ne kete shoqate pranohen shqiptare nga te gjitha trevat,pa dallim,qe jetojne e punojne ne shtetin danez.Ne ditet ne vazhdim do te kete dhe informacione te tjera ne lidhje me aktivitetin e kesaj shoqate.
Kuota e Antarsise:
– Per familje 200 korona ne vit.
– Per bisnese 500 Korona ne vit.
Kjo shume dergohet ne numrin e llogarise te shoqates “Alba – Dansk ” me kete kontonumer:
Reg nr1345
Kontonumber 0713-106-518
Per me shume informacion mund te kontaktoni ne adresen e internetit
E-mail : albadansk@hotmail.dk
Mobil.nr. + 45 29 44 35 56 begin_of_the_skype_highlighting + 45 29 44 35 56 end_of_the_skype_highlighting begin_of_the_skype_highlighting + 45 29 44 35 56 begin_of_the_skype_highlighting + 45 29 44 35 56 end_of_the_skype_highlighting end_of_the_skype_highlighting ( nga e Hena – Premte,ora 17.00 – 19.00)
Me respekt
Kryesia e Shoqates “ALBA – DANSK”