Shtetas të Maqedonisë arrestohen me drogë në Brazil
Një rrjetë ndërkombëtarë i drogës i përbërë nga shtetas të vendeve të Ballkanit është arrestuar nga policia e Brazilit në qytetin Sao Paolo. Në mesin e kontrabandistëve janë arrestuar edhe shtetas të Maqedonisë, ndërsa grupi kryesisht përbëhej nga narkotregtar nga vendet Ballkanike.
Rrjeti i tillë mafioz po trafikonte drogën nga Brazili, duke e shpërndarë nëpër Evropë. Ai në këtë metropol braziliane po përgatiste drogën, e cila më pas transportohej për në Evropë. Përveç shtetasve të Maqedonisë, në mesin e të arrestuarve janë edhe shtetastë Kroacisë, Malit të Zi, Bullgarisë. Policia ka ndërhyrë në shtëpinë ku po banonin në periferi të Sao Paolo, ndërsa brenda saj janë gjetur edhe materiale përpunuese të lëndëve narkotike, armë dhe para. Shtëpia ku ishin strehuar shërbente si bazë për grupin, i cili përpunonte drogën dhe më pas e transportonte. Gjatë bastisjes janë ndaluar edhe 20 kilogram drogë kokainë, të cilësisë së lartë, e cila përgatitej për t`u transportuar në Evropë. Policia braziliane nuk ka dhënë hollësi të tjera dhe nuk ka publikuar identitetin e personave të arrestuar, për shkak të hetimeve. (F.A/INA)