Bekim Fehmiu do të varroset në Prizren
Aktori Bekim Fehmiu do të varroset në qytetin e Prizrenit. Miku i tij Milazim Salihu ka konfirmuar për TCH, se trupi i aktorit të madh do të digjet siç ai e ka lënë amanet, dhe hiri do të sillet në Prizren nga dy djemtë dhe bashkëshortja e tij.
Bekim Fehmiu, kishte kërkuar që banesa e tij e fundit të ishte në qytetin e Prizrenit. Aktori kishte lindur në Sarajevë në një familje me origjinë gjakovare, por fëmijërinë dhe rininë e kishte kaluar në Prizren.