DR: BDI po keqpërdorë pushtetin dhe policinë
Demokracia e Re përmes një komunikate me shkrim ankohet se BDI po përdorë pushtetin dhe policinë për të ushtruar dhunë ndaj popullitë dhe partive opozitare.
“Kur një parti politike fillon të humb përkrahjen nga populli, atëherë fillon të ushtrojë dhunë ndaj popullit dhe të qërojë hesape me opozitën politike”, thuhet në komunikatën e DR-së.
DR thotë se, e gjithë kjo i ndodh tanimë shumë qartë partisë në pushtet BDI-së, e cila sipas tyre, përveç faktit që ka rritur zullumin mbi shqiptarët në vend, të premten e kaluar duke keqpërdorur policinë deshti që në Strugë të bëjë represion dhe të torturojë zyrtarë të lartë të Demokracisë së Re, në prezencë të mysafirëve të lartë nga Kosova dhe Shqipëria. Fatkeqësisht, kjo e keqe ndodhi në ditën kur ish-Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Agim Çeku dhe Kryetari i Demokracisë së Re, z. Imer Selmani mbajtën ligjeratë për integrimet euro-atlantike para studentëve, profesorëve dhe mysafirëve të shquar në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës.“Demokracia e Re nuk do të komentojë raportet mes Kryetarit të Komunës së Strugës dhe BDI-së, pasiqë parimisht nuk ndërhyn në punët e brendshme të kësaj partie, por asnjëherë nuk do të lejojë që funksionarët të BDI-së të shërojnë frustrimet e tyre personale duke vërë në funksion policinë për të bërë represion ndaj strukturave tona partiake.Vetëmbrojtja është e drejtë kushtetuese dhe ligjore e çdo qytetari, d.m.th. edhe e të gjithë anëtarëve të Demokracisë së Re”, thuhet në komunikatën e DR-së. (INA)