FRONTI DEMOKRATIK PËR BASHKIM KOMBËTAR

KRYESIA QËNDRORE

Dr. Sulejman Anazi (NESHAJ) Sekretar i Përgjithëshëm i FDBK-së

Anëtarëve dhe smpatizantëve të FDBK-së

Duke respektuar vullnetin e antaësisë kudo, përpjekjet dhe sakrificat e tyre për t’i shërbyer çështjes sonë kombëtare, vlerësoj shtjellimin e analizës së shkurtër të situatës politike në hapësirën shqiptare, duke kërkuar mbështetjen tuaj, mendimet dhe sugjerimet për përmirësimin e punës së strukturave të Frontit në të ardhmen.

Vështrimin tonë së pari do ta hedhim në shtetin amë, Republikën e Shqipërisë. Tirana zyrtare e ka spostuar vëmendjen nga interesat kombëtare. Kriza politike e brendëshme po thellohet dhe faktori ndërkommbëtar, edhe pse është i interesuar për zgjidhjen e saj, ende nuk ka arritur të rekomandojë opsionin më të mundëshëm. Realiteti shqiptar ofron situatë komplekse shumë problematike, për shkak të politikave aspak racionale të qeverisjes së PD-së, qëndrimeve të lëkundura dhe konjukturale të opozitës, jo vetëm në planin e brendëshëm, por dhe për mungesën e vëmendjes që ato shfaqin për problematikën e shqiptarëve në hapësirën e tyre etnike.

Çështja e pushtetit politik në Republikën e Shqipërisë ka nxjerrë në aparencë krizën e thellë të shfaqur në korrupsionin politik, moral dhe ekonomik me pasoja të rënda për faktorin shqiptar dhe pozicionin e tij në sytë e opinionit ndërkombëtar. Ka një kompromentim të institucioneve qëndrore demokratike të shtetit dhe shoqërisë, mosfunksionim  normal të tyre, të cilat e thellojnë më tej krizën dhe shtojnë reagimet në opinion. Ka një rritje të varfërisë në shtresat e ndryshme të popullsisë, ç’ka e bëjnë shpesh atë të dalë në rrugë për të kërkuar të drejtat e saj për një jetë më të mirë. Shfaqjet e neopotizmit, të kompromentimit të administratës publike, përfshirjes në rrjetet e krimit të njerëzve të veshur me pushtet, fshehjes së tyre pas imunitetit, të dhunimit dhe keqpërdorimit të pasurisë kombëtare, të nënshtrimit të interesave ekonomike në marrëdhënie me Greqinë dhe Serbinë, dhe të mosinteresimit për problematikën shqiptare me gjerë, e thellojnë edhe më tej krizën politike në vend.    

Problemet e shqiptarëve në Republikën e Shqipërisë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi janë brenda specifikave të tyre, por në thelb ato dallohen prej qëndrimit antikombëtar të subjekteve politike përfaqësuese e përgjegjëse në politikbërjen shqiptare, duke e çuar me ose pa dashje, çështjen tonë kombëtare drejt një krize të përgjithëshme dhe të pashmangëshme brenda lojërave politike që luhen në rajonin ballkanik.

Kjo situatë mbart brenda vetes kaosin dhe anarkinë politike, për shkak të dëshpërimit që përjetojnë shtresat e ndryshme të popullsisë në shoqërinë shqiptare (të coptuar), e cila ende nuk po orientohet dot për të ditur saktë se, çfarë kërkon. Një problem i mprehtë, i cili duhet të jetë objekti i analizës së strukturave tona dhe i qëndrimeve politike që duhen mbajtur në të ardhmen. Qëndrimi ynë në thelb orientues, mobilizues, gjithpërfshirës duhet ta ndalë këtë kaos, veçanërisht në hapësirën shqiptare në Maqedoni, ku situata është realisht më e rëndë dhe ka shenja shpërthimi të pakontrolluar.

FDBK ndodhet përpra një situate politike problematike në shkallë mbarëkombëtare, të cilën duhet ta zhvillojë në kohë. Dinamika sot është shumë e avancuar dhe strukturat tona rrezikohen shpesh të mbeten pas situatës. Për të pasur një ide më të qartë të saj, po hedhim një vështrim mbi atë çka ndodh sot në hapësirën shqiptare, e cila meriton vëmendje maksimale.     

1. Situata politike në Maqedoni paraqitet tepër serioze, për shkak të qëndrimeve ultranacionaliste të qeverisjes Gruevski (në trysninë e krahut radilak maqecon) për ta përdorur faktorin politik shqiptar për interest e veta dhe për t’ja kaluar atij përgjegjësinë e krizës politike dhe krizës së identitetit që ka mbërthyer këtë vend. Këtë lloj politike po e mbështet krahu politik shqiptar në pushtet, ku partia e Ali Ahmetit është bërë “lëkura mbrojtëse” e pushtetit politik në Maqedoni.

Në Maqedoni kanë ndodhur disa ngjarje të shumta, të cilat tëheqin vëmendjen. Kohë më parë zbulohet dhe sekuestrohet një arsenal armësh në kufirin Kosovë – Maqedoni, vriten 4 shqiptarë në kushte tepër enigmatike, arrestohen 7 të tjerë nga policia e Kosovës në Han të Elezit dhe i dorëzohen policisë maqedone, nga burgu i Shkupit nxirren shqiptarë të vdekur pa asnjë version zyrtar, arrestohet në Gostivar Fatos Aliu dhe Lirim Jakupi, popullsia ngrihet në protesta qytetare dhe manifestimi sabotohet nga partia shqiptare në pushtet e Ali Ahmeti dhe kreu i organizatave joqeveritare në Shkup, Artan Grembi, i cili drejton lëvizjen “Zgjohu”. Edhe pse mbahet një protestë qytetare e lajmëruar kohë me parë dhe e organizuar nga lëvizja qytetare për drejtësi, ende në terrenin konkret nuk janë parë frutet e saj.  

Për shumë arësye sot në këtë hapësirë ndihet nevoja e organizimit të një lëvizjeje politike shqiptare me karakter kombëtar, për të miradministruar vullnetin popullor, i cili edhe pse në hapat e para, meriton vëmëndje maksimale të strukturave të FDBK-së. Kjo është rruga më e drejtë që duhet të ndjekim në këtë situatë. Veprimtaria për organizimin e një forcë të re politike (sipas FDBK-së) e ka të nevojëshme të përshpejtohet, vecanërisht në negociatat paraprake me personalitete politike e intelektuale të besueshëm. Të mos u japim kohë strukturave të interesuara që ta sabotojnë këtë nismë, sic në shumë raste të tjera më parë. Sot faktori politik shqiptar në Maqedoni është krejtësisht i përçarë, i përfshirë në skenarë politikë të turpshëm dhe pa asnjë alternativë të zhvillimit të proceseve të pritëshme, të cilat po dëshmojnë se po dalin nga kontrolli për shkak të veprimit të skenarëve kriminalë në bashkëpunim.

Mungesa e një pike orientimi për të gjitha forcat atdhetare, të cilat janë hedhur në veprim, është një moment kritik. Masat konkrete në terren të strukturave të FDBK-së japin të gjitha mundësitë për tu dalë ngjarjeve përpara. Ato janë një sinjal për udhëheqësinë e FDBK-së. Ne na duhet në këtë moment të dalim me një deklaratë publike, me qëndrim të qartë, drejtuar faktorit politik shqiptaro – maqedon dhe opinionit mbarëshqiptar në Maqedoni dhe më gjerë.

2. Në shtetin e Kosovës ka një kompleks problemesh politike, të cilat në thelb lidhen me raportin midis pavarësisë nominale dhe protektoratit real, për të cilin sot opinion shqiptar mbetet i dyzuar për faktin se, ai nuk arrin të kuptojë, kush e ka sot pushtetin real në Kosovë dhe në çfarë raporti është pozicioni i klasës politike shqiptare atje me institucionet ndërkombëtare. Qeverisja aktuale ndodhet në vështirësi përballë akuzave të rënda për korrupsion. Mungesa e kontrollit në pjesën veriore të vendit, debate i ashpër në Parlamentin e Kosovës për këtë cështje, pafuqia e strukturave të sigurisë për të ndaluar depërtimin e funksionarëve serbë në Mitrovicën Veriore dhe pranimi i zgjedhjeve me popullsinë serbe të organizuara nga Beogradi, arrestimet pa shkak dhe vetëm për presion i ish luftëtarëve të UCK-së, thellimi i përcarjes së shtresave të popullsisë, tendencat për të dhunuar vlerat e identitetit kombëtar, dëshmojnë se politika dhe qeverisja në shtetin e Kosovës po përjetojnë një krizë të thellë. Kjo situatë e ngopur ka një kosto shumë të lartë në zhvillimin e cashtjes kombëtare. Përkeqësimi i situatës politike e bën opinionin të reagojë. Nuk do ta konsideronim rastësi përfshirjen në këtë situatë kaosi Tiranën dhe Prishtinën.  

Këto sinjale në opinion janë hedhur nga strukturat e EULEKS-it, të cilat lidhen me kontrollin e kryeministrit në aeroport dhe padinë kundër ministrit të trasporteve Fatmir Limaj. Jeta politike lëkundet në mungesë të një opozite reale, e cila edhe ashtu siç bëhet, nuk di se çfarë kërkon. Përballë kësaj situate kemi qëndrime të shkëputura të partive të vogla dhe reagimin e lëvizjes “Vetvendosje”, e cila në fund të fundit, po dëshmon së është e vetmja forcë që jep një zë ndryshe dhe kundër në politikën shqiptare të Kosovës.

Në këto kushte, FDBK duhet të mbështesë pa lëkundje faktorin kundërshtues, i cili sot për sot mbështet pavarësinë reale të Kosovës, lëvizjet e orioentuara drej masave popullore në nevojë, ajo çka përputhet edhe me programin e veprimit të strukturave të tij. Në këtë situatë nuk ka vend për të humbur kohë, mbi nevojën e intensifikimit të takimeve, bisedimeve për vendosjen e raporteve e marrëdhënieve institucionale midis FDBK-së dhe subjekteve të interesuara për zhvillim kombëtar, në mënyrë që në një kohë shumë të shkurtër të dëshmojmë vullnet politik dhe forcë organizative.   

3. Situata më e rëndë politike dhe social ekonomike për shqiptarët paraqitet në hapësirën e Luginës së Preshevës (sot Kosova Lindore). Popullsia në këtë hapësirë ndodhet nën terrorin e lartë psikologjik dhe policor, të cilat po shoqërohen me izolime të organizimeve dhe veprimtarive të shqiptarëve dhe me arrestime të shumta. FDBK konstaton me shqetësim se, në këtë hapësirë po dallohet një fenomen shumë i rrezikëshëm, i cili është pasojë e drejtëpërdrejtë e këtij terrori, pra, largimin e njerëzve nga lugina dhe zbrazja graduale e saj, duke bërë që në një farë mënyre të zbatohet plani i ç’kombëtarizimit të zonës.

Kjo situatë po zhvillohet paralelisht, kur në opinion ka një diversion mbi çështjen e këmbyeshmërisë së territoreve, çka do të çonte në njohjen “de jure” të pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Kjo është një lojë e hollë politike me pasoja për shqiptarët dhe që i hap rrugën ndryshimeve të tjera politike në Ballkan. Mënyra se si po luhet kjo lojë, duhet të na bëjë tepër të vëmendshëm për të mos u bërë pre e makinacioneve politike serbo maqedone. 

4. Ne republikën e vogël të Malit të Zi situate e faktorit politik shqiptar luhatet midis raporteve që dallojnë sot në marrëdhëniet e komunitetit malazes dhe atij serb, një kontradiktë kjo që meriton vëmedje. Dihet që sot kominiteti serb në këtë vend, i cili përfaqësohet me 36 për qind të popullsisë, nuk është dakort me pavarësinë e Malit të Zi nga Serbia, dhe ata po vazhdojnë të bëjnë presion mbi politikën vendase për këtë çështje. Ata janë të orientuar nga Beogradi për ta ndryshuar këtë realitet dhe po përdorin të gjitha mundësitë e tyre, duke shfrytëzuar edhe qëndrimin e faktorit shqiptar në këtë çështje.

Dihet që faktori shqiptar e ka mbështetur aktin e pavarësisë. Ky qëndrim e afron atë me politikën zyrtare të Gjukanoviçit, por në të njëjtën kohë, politika malazeze nuk jep hapësirë për të drejtat e shqiptarëve, veçanërisht për administrimin e pushtetit vendor dhe përfaqësimin në parlament. Vetë Gjukanoviç mban qëndrim të paqartë dhe të qëllimshëm ndaj faktorit shqiptar, edhe pse pretendon në mbështetjen dhe aleancën me ta, duke e përdorur konfliktin me palën serbe për të frikësuar shqiptarët nga ndonjë kthim i situatës prapa. Faktori politik shqiptar në këtë vend ndodhet në udhëkryq, për të cilin ka përgjegjësinë e mosshfrytëzimit të potencialeve të tij, veçanërisht në zgjedhjet parlamentare. Ai duhet të luftojë për të drejtën e vetqeverisjes vendore, sepse ata në jetën politike të Malit të Zi nuk kanë përfaqësimin real dhe bindës që meritojnë.  

5. Përballë trajtimit të problemit të popullsisë shqiptare të Çamërisë dhe të drejtave të tyre, politika shqiptare është në gjum. Ngritja e kësaj cështjeje realisht po përfaqësohet nga lëvizja dhe këmëngulja e njerëzve atdhetarë çamë. Në të drejtën e kësaj popullsie, minimalisht politika shqiptare e ka të detyrueshme të kërkojë kthimin e shtetësisë greke qytetarëve çamë, e cila nuk është hequr individualisht, por kolektivisht në mënyrë të dhunëshme dhe antiligjore. Në këtë qëndrim është e arësyeshme të mos ngatërrohen në kërkesat e shumta, pasi dhënia e shtetësisë greke, u hap rrugën tërë kërkesave të drejta që ka kjo popullsi në raport dhe marrëdhënie me shtetin grek. Këtu nuk po kërkohet ndonjë çudi, veç zgjidhjes së një problemi brenda standardeve në rrugë demokratike. Në tërësi nacionalizmi grek, duke mos njohur të drejtën e minoriteteve dhe pakicave kombëtare brenda shtetit të tyre, e ka cuar vetë shtetin në një kolaps politik, i cili nuk po shfrytëzohet nga politika shqiptare.

Duke vlerësuar një përmbledhje të analizës dhe situatës politike të shqiptarëve në hapësirën ne tyre etnike, FDBK konstaton se në Diasporë dhe Emigracion ka potenciale të shumta intelektuale, organizative dhe ekonomike, të cilat janë një mundësi shumë e madhe për të rritur kapacitetet vepruese në të mirë të çështjes kombëtare. Shëmbujt pozitivë në Zvicër, Itali, Austri, Suedi, Belgjikë, përpjekjhet që po bëhen në Slloveni, Maqedoni, Gjermani, Norvegji dhe Danimarkë, janë një tregues i vullnetit të mirë dhe frymës së bashkëpunimit dhe solidaritetit shqiptar. Shëmbulli i dëgës së FDBK-së në Zvicër, mbi kërkesën për bashkëpunim drejtuar mjaftë organizatave me karakter kombëtar është nxitës dhe inkurajues drejt institucionalizimit të FDBK-së si një lobing politik mjaft i fuqishëm në zhvillimin e progresit drejt bashkimit kombëtar

FDBK ka shansin në këtë situatë hutimi dhe çoroditje, e cila kushtëzohet nga ngjarjet e shumta që kanë ndodhur në një kohë të shkurtër, të bëjë politikisht ç’montimin e situatës dhe t’i servirë opinionit të gjerë shqiptar masa konkrete të karakterit politik. Karakteri i patriotizmit romantik, me doza të theksuara në përgjithësi tek shqiptarët, nuk e zgjidh situatën. Ai vlen vetëm si pikënisje e nxitje. Detyrat për zhvillimin e lëvizjes kombëtare marrin karakterin e analizës shkencore për t’u dalë ngjarjeve përpara.

Fronti Demokratik për Bashkim Kombëtar ende është në proces riorganizimi dhe kjo shtron detyrën konkrete, që aty ku jetojmë e punojmë, të propagandojmë hapur çështjen e Bashkimit Kombëtar, të rrisim numrin e antarësisë, të gjejmë më shumë mjete informimi për të propaganduar punën tonë, të shtohet numri i prononcimeve politike e sociale, jo vetëm nga qendra por nga kudo, të ndërtojmë ura komunikimi midis organizimeve atdhetare shqiptare me të cilat duhet të bashkëpunojmë ngushtësisht, duke respektuar pavarësinë e tyre, dhe të gjitha këto duhet t’i bëjmë larg frazeologjisë boshe që nuk mobilizon askënd.

Opinion shqiptar kudo duhet të testohet mbi besueshmërinë që ka tek institucioni mbarëkombëtar i FDBK-së. Realisht ka shumë intelektualë e patriot, që kohët e fundit kanë dëshmuar se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me FDBK-në. Sigurisht, ata operojnë në qëndrimin e tyre sipas sitemit ideologjik (bindjeve politike personale), por kjo nuk duhet të bëhet pengesë që nga drejtuesit tanë të gjenden moduset e përbashkët për t’i shërbyer vetëm shqiptarizmës. Ne duhet të dëshmojmë me mençuri se, organizimi ynë duhet të jetë shtëpia e tyre, ku ata të japin kontributet e çmuara në shërbim të çështjes kombëtare. Qëndrimi i përbashkët në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare do të jetë një nga arritjet më të mëdha të FDBK-së. Kontributet tona ardhetare sot, sakrificat tona sot, nesër Shqipëria jonë do të na e dijë për nder të gjithëve. Ky do të jetë shpërblimi më i lartë moral që duhet të pretendojmë sëbashku për ta bërë Shqipërinë e Bashkuar.

Tiranë, 28 maj 2010