Shkruan Lulzim Z. Hamidi

 Ditëve të fundit me një qasje joserioze publiku bombardohet me do opinione që duke dashur të bëjnë diÇ të mire ,në të vërtetë bëjnë dëm në arenën politike në këtë vend,vecanërisht në taborin e publikut shqiptar.Sot,kur ka aq liri në shitjen e ideve ,kur mjetet e informacionit janë aq liberale në pranimin e gati cdo mendimi,pa mare parasysh se cfarë është qëllimi përfundimtar I tij,kur rjeti I internetit të mundëson të kesh qasje në cdo lëmi, mënyrat e këtilla të shkruarit nuk janë një mënyrë e qëlluar e zgjidhjes së problemeve.Në të vërtetë ne duhet të distancohemi nga cdo orvatje për etiketim të pabazë të disa individëve ,subjekteve politike shqiptare dhe asociacioneve tjera të pamvarura shqiptare që veprojnë në këtë krahinë.

Të etiketosh një person si tradhtar nuk mund të bëhet në mënyrë aq të lehtë sic pretendohet shpesh nëpërmjet opinioneve dhe komenteve që pasojnë !!! Vallë a duhet mbuluar atë me ndonjë fakt që do të vërtetonte se pohimi gjegjesisht shpallja e një personi tradhtar është e vërtetë apo jo??!Për atë shkak edhe pas opinioneve nëpër mjetet e informacionit,vecanërisht nëpër sistemin kompjuterik paraqiten individë që japin mendim pro tradhtisë dhe ata që janë kundër.

E njëjta dukuri haset edhe tek shpallja e heronjëve.E njëjta procedure e diskutimeve me apo pa fakte mbulon eterin informativ.

Historia na tregon se këto cështe të shpalljes së tradhëtarëve dhe heronjëve shpesh ka qenë një rrugë të gabuar.Në një kohë disa persona kanë qenë tradhëtar për një grup shoqëror ,kurse për grupin tjetër jo.Ose tradhtia është vulosur nga te gjithë.Ose tradhtarët janë shpikur nga sistemi I cili në atë periudhë ka qenë I instaluar.E njëjta situate ka qenë me heronjtë.Ata një periudhë kanë qenë të tillë,janë ngritur në piedistalin më të lartë të mundshëm,janë shëndruar në broncë që një ditë të mos jenë të tillë.Dhe më e cuditshmja, në të njëjtën kohë ata që kanë qenë kinse tradhëtarët e përbetuar një ditë shpallen heroj,dhe kështu rrota e historisë mer dhe bie hero e bie dhe mer tradhëtarë.A është kjo pasojë e mosanalizimit të mirëfilltë dhe racional të situates apo dic që kemi shijuar në kohët e kaluara.Zoti na ruajtë nga ato kohëra ,por egziston një ngjajshmëri mes asaj kohe dhe kohës së tanishme sa I perket fenomenit që është cak I shqyrtimit tim ,sepse sot aq shpejt dikush shpallet tradhëtar ,që aq shpejtë po ata që që kanë pasë atë synim,shumë shpejtë ta përkrahin në zgjedhjet eventuale duke e rehabilituar .E tërë kjo dukuri I ka rrënjët në taborin antishqiptar!Të gjithë e kuptojnë,përsëri vazhdojnë me të vjetrën!Për inat të kujt ,vetëvetes apo për qejf të kundërshtarëve tonë!?

Shembullin më të freskët e kemi me luftën e 2001.Gjithë populli shqiptar ,liridashës përkrahu luftën për liri,kishte zili për ata që dolën në mal me armë në dorë të luftojnë për ideale,shumicës u dukej ajo luftë si fatamorganë,e pabesueshme.Njerëz nga tërë teritori I këtij vendi vinin ti vizitojnë këta trima,ti shohin si duken,të fotografohen me ta,tua dëgjojnë zërin…I shpallën heroj të kombit.Pse tani pas afër dhjetë viteve jemi dëshmitarë të një lufte të pakompromisë të anashkalimit të luftës sonë dhe personave që kanë qenë avangardë e saj,kur dikush qëndronte nën hijen e bagremit dhe me një vesh ndëgjonte krismat kurse me veshin tjetër lajmet se vallë cdo ndodhë,cdo të deklarojnë udhëheqësit e luftës,cfarë thotë komunikata nr…,kurse nuk kishin trimëri të shkojnë dhe tu bashkangjiten atyre që pas një kohe, do ti shpallin ,bile edhe tradhëtarë. !!

Kjo është e vërteta e hidhur e një populli I cili sikur e ka në gjenet e tij të shpallë tradhëtarë edhe për interesa të imëta personale por edhe grupore.Ende gjendemi në fazën e pare të perceptimit të politikave dhe fenomeneve ,prandaj edhe na ndodh kjo.

Duhet të kuptojmë njëherë e përgjithmonë se nuk jemi ne në situate të shpallim tradhëtarë,sepse jemi në një vakum të cuditshëm , të blokuar as në qiell as në tokë,në cak të një nacionalizmi të një populli I cili në pamundësinë e të shprehurit të revoltës kolektive në ndonjë anë tjetër,na ka gjetë neve që të na fus në humnerë për shumë kohë.

Gjithashtu ne herojtë duhet ti rruajmë ,qofshin ata të kohës më të re apo kohës së kaluar sepse ata janë shenjat e egzistimit tone,të dinjitetit dhe aspiratave për në të ardhmen.

Fenomeni tradhëtarë ,të peceptohet si një e keqe që I kanoset prishjes totale të marëdhënieve messhqiptare dhe si e tillë duhet të largohet nga fjalori I cdo shqiptari së paku derisa të zgjedhim statusin tone si komb I ndarë, I cili jeton në një teritor që nuk e din se cka e prêt të nesërmen.

Pastaj….,historia le ta bëjë punën e vet!!

26.maj.2010. 20h lulzimhamidi@hotmail.co.uk

LULZIM Z.HAMIDI

070875833-MOB