Kritika favorizon Shqipërinë në finalen e Eurosongut

Festivali Eurosong shpall në 29 maj fituesin

Në kryeqytetin e Norvegjisë dje në mbrëmje ka performuar e 12-ta në konkurrim në natën e parë të gjysmëfinales së bashku me Glenys Vargas nga Nju Jork, Desiree Keedjour nga Chicago dhe Joy po nga Nju Jork, të shoqëruar nga violinisti Olen Çezari këngëtarja Juliana Pasha. Në ditën që përfaqësuesja shqiptare bëri provën e parë në skenën evropiane të këngës, Pasha hipi në skenën gjigande të Oslos më 21 maj me një veshje të zezë, ku spikaste xhaketa e dekoruara në disa pjesë me fije dhe materiale të argjendta nga ku performoi për së dyti për të hyrë në gjysmëfinale. Një veshje tepër elegante, ku Pasha nëpër intervista gjithmonë e theksonte se grupi i punës u mor gjerësisht me pamjen e saj. Juliana Pasha ishte tepër elegante duke kënduar versionin e këngës në anglisht nën titullin “It’s all about you”, me një trio shoqëruese, veshja e të cilëve ngjan pak me atë të këngëtares. Ajo që binte në sy është se gjithë kohën këngëtaren e shoqëronte një violinist i veshur me të errëta, me të cilin Juliana improvizon dhe pak në kërcim. Në videot shoqëruese që qarkullojnë në internet shfaqet herë pas here dhe stilisti Joni Peçi, që merret me çdo detaj të veshjeve të grupit shqiptar, e veçanërisht të këngëtares.

Me ritmin “It’s all about you” Shqipëria tenton të kualifikohet në Finalen e “Eurovision”, dhe siç shprehen shumë agjenci të huaja, “s’ka pse të mos ndodhë për këngëtaren shqiptare, Juliana Pasha”. Për prezantimin e këngës është investuar më shumë se gjashtë prezantimet e tjera në “Eurovision”. Gjatë konferencë së shtypit që u zhvillua në Oslo, ajo mori vlerësime ndërkohë që u kërkua që të interpretonte dhe live këngën gjatë konferencës së shtypit. Sipas faqes zyrtare të festivalit këngëtarja Juliana Pasha ka arritur që të tërheqë vëmendjen e kritikës me performancën e saj. Një interpretim i këngëtares, i cili ka lënë një shije të mirë tek kritika e festivalit që në këtë rast nuk i kanë kursyer vlerësimet për përfaqësuesen shqiptare në skenën e festivalit. “Pasha u transformua në skenën e festivalit, ishte një këngë me ritëm dhe me një skenografi të mirë”, këto janë disa nga vlerësimet për përfaqësuesen shqiptare. Juliana Pasha ndryshe nga vendet e tjera të rajonit si Mali i Zi, Maqedonia apo Serbia këndoi në anglisht.

Bota sot