Tiranë: Përfundon protesta-homazh
Fillimisht në fotografitë e tre të rënëve kanë vendosur lule familjarët dhe krerët e opozitës, të cilët u kanë lënë radhën edhe qytetarëve të tjerë që me lule në duar dhe të përlotur kanë nderuar viktimat.
Pjësëmarrësit pasi mbaruan nderimin e viktimave u shpërndan qetësisht.
I gjithë manifestimi është kryer nën drejtimin e përfaqësuesve të opozitës të cilët të pajisur me shirita të verdhë në krahë, kanë orientuar qytetarët.
Homazhi ka pasur një interesim të madh edhe nga mediat ndërkombëtare që kanë pasqyruar këtë manifestim paqësor.
Kortezhi i drejtuar nga familjarët e viktimave dhe drejtues të lartë të opozitës kanë vendosur lule para portreteve të të tre viktimave që humbën jetën në demonstratën e 21 janarit.
Fillimisht lule u vendosën pranë vendit ku humbi jetën Faik Myrtaj, nga komuna Cakran në Fier.
Me pas kortezhi është zhvendosur tek vendi ku u vra viktima e dytë Vizer Veizi, nga Gjirokastra, para portës së Kryeministrisë.
E njëjta gjë u bë edhe në vendin ku humbi jetën viktima e tretë Hekuran Deda, i cili u godit nga një plumb 9 mm në kokë teksa ndodhej mbi një skelë.
Ndërkohë numri shumë i madh i pjesëmarrësve vijon që të vendosë lule pranë tre fotografive.
Kryetari i opozitës, Edi Rama është larguar nga vendi i homazheve dhe po ndjek itinerarin e parashikuar për demonstratën-homazh.
-Vazhdojnë homazhet në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Kreu i opozitës Edi Rama është ndalur dhe ka vënë lule në vendin ku u vra Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Zyber Veizi një javë më parë. Sëbashku me kreun socialist të gjithë qytetarët po vendosin tufa me lule.
Në fillim të bulevardit janë rreshtuar anëtarët e FRESSH-it me fototgrafitë e tre viktimave dhe kurora lulesh. Pas tyre ndodhen familjarët, më pas ndodhet lideri i opozitës me Edi Ramën dhe popullin. Gazetarët e “Shekulli”-t raportojnë se e gjithë qendra e Tiranës është e mbushur me njerëz.
Mberrin kreu i Partise Socialiste Edi Rama, ndersa nga qendra e kryeqytetit ka nisur tashme marshimi homazh. Kreu socialist bashke me familjaret e viktimave dhe drejtues te tjere te opozites qendrojne ne krye te marshimit. Marshimit i prijne fotot e tre viktimave te 21 janarit.- – – – – –
Demonstruesit që do të bëjnë homazhe për viktimat e 21 janarit kanë nisur marëshimin nga selia e Partisë Socialiste drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Një pjesë e tyre ndodhet aktualisht në rrugën mes selive të ministrive dhe pas pak dotë arrijnë bulevardin kryesor të kryeqytetit.
Demonstruesit mbajnë buqeta me lule, ndërsa në krye të tyre do dalin tre vetë me portretet e viktimave.
Protesta, që do të zgjasë rreth një orë, pritet të jetë e qetë dhe paqësore, sic është garantuar nga lidershipi i Partisë Socialiste.
Aktualisht kryetari i PS dyshohet se ndodhet në zyrën e tij në bashkinë e Tiranës, pasi nuk ka qenë në selinë e PS dhe nuk është shfaqur me protestuesit.
– – – – – –
Partia Socialiste, në prag të demonstratës-homazh të ditës së sotme, ka garantuar sërish ecurinë e qetë dhe paqësore të saj.
Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e PS, Megi Ajtyresa ka ftuar policinë që të bëjë si duhet detyrën e saj dhe nga ana tjetër manifestuesit që të ruajnë qetësinë.
“Kemi respekt për cdo polic që është sot në krye të detyrës. Policia është e ftuar të bëjë detyrën dhe cdo protestues që të ruajë qetësinë. Kërkojmë qetësinë dhe heshtjen që imponojnë homazhet e sotme”, ka deklaruar Ajtyresa.
Në emër të PS, ajo është shprehur se në këto momente të rëndësishme për vendin, qytetarët shqiptarë duhet të tregojnë maturi.
“Shqipëria ndodhet në momente të rëndësishme. E gjithë bota i ka kthyer sytë nga ne. Të gjithë ne, demonstrues e policë, duhet të japim mesazhin se jemi një popull i qytetëruar dhe në rrugën e demokracisë”, ka shtuar Ajtyresa.
– – – – – –


