Pas Ramës, lideri i dytë me besimin më të madh në vend është Ilir Meta me 44.5% të preferencave të qytetarëve të intervistuar.Kreu i LSI vjen me një performancë në rritje pas çdo procesi zgjedhor në Shqipëri.

Nuk ka një përqindje të kënaqshme lideri i opozitës, Lulzim Basha, i cili ka marrë pëlqimin e 30% të qytetarëve, – thuhet në sondazhin e IPR Marketing dhe Ora News.

Në këtë sondazh është përfshirë edhe ish-kreu i PD Sali Berisha.

Gëzon 27.2% të besueshmërisë – sipas IPR Marketing.