Bedri Hamza për kryeministër, merr përkrahjen e PDK-së
PDK ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë së partisë. Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, ka folur për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe ka thënë se duhet një mobilizim për t’i dhënë vendit një qeveri të re, kredibile, të aftë dhe të përgjgjshme.
Krasniqi iu ka bërë thirrje strukturave të partisë që drejton për mobilizim dhe ka njoftuar anëtarët e Kryesisë për programin dhe ofertën që PDK po e harton për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës i kanë dhënë mbëshetjen e plotë Kandidatit për Kryeministër, Bedri Hamza, në raport me punën dhe programin e tij qeverisës”, thuhet në njoftim.
Në fund të njoftimit thuhet se PDK me Hamzën si kandidat për kryeministër dhe në bazë të ofertës që ka, do t’i japë vendit një Qeveri të re që e kthen shtetin në rugën e zhvillimit dhe integrimit.