image

 Trefish më shumë administratë dhe trefish më shumë radhë pritjeje. Shteti qëllimisht krijon tollovinë për të stimuluar korrupsionin. Radhë të pafundme qytetarësh presin në sportelet e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) për të dorëzuar ose marrë dokumentet e identifikimit, radhë të pafundme presin për të marrë një dokument nga kadastra, madje paradoksi më i madh është se duhet të paguash mito për të nxjerrë dokumentet për ndihme sociale.

Analistët vlerësojnë se korrupsioni dhe mitmarrja janë e vetmja gjë “e ligjshme” që lejon Qeveria e Maqedonisë. Sipas tyre, këtu më nuk mund të flitet për korrupsion, por për një katrahurë.

Analisti Kim Mehmeti thotë se Qeveria qëllimisht e bën të ligjshme mitmarrjen dhe korrupsionin. “Nëse diçka funksionon dhe është ‘e ligjshme’ në Maqedoni, ai është korrupsioni dhe mitoja dhe kështu ushqehen, jo vetëm administrate, por edhe mjekët, gjyqtarët. Është krijuar një burim rezervë që ti bëj të kënaqur njerëzit dhe ai burim është korrupsioni dhe haraçi që ia marrin qytetarëve”, vlerëson Mehmeti. Sipas tij, kur një shtet ka administratë partiake, kur një shtet ka administratë të stërngarkuar, atëherë dihet se haraçin e saj duhet ta paguajë populli, pasi nuk ka formë tjetër, nuk mund ta ushqesh atë nga buxheti i shtetit. “Nëse keni vërejtur, pagat e asaj administratës shtetërore janë aq të ulëta saqë mund të shtrosh pyetjen, si ato kanë llogari që të punojnë për 200 euro, por aty shumë pak veta llogarisin në pagën mujore, ata llogarisin në haraçin që marrin nga qytetarët”, thotë ai.

Ndërsa për analistin, Ismail Sinani zhvillimet e fundit në vend, nuk mund më të jenë tipare të një shteti. “Këtu më nuk mund të flitet për korrupsion, por për një katrahurë. Këtu në këtë vend, aplikohet ‘teoria e kaosit’ ngase vetëm në situatë të atillë, kjo klikë mund të bëjë gjithçka dhe askush mos t’i kërkojë llogari. Kuptohet e kam fjalën për klikën rreth Gruevskit që menaxhon me shtetin”, thotë Sinani. Sipas tij, administrata, sportelet, radhët, janë pasojë e kësaj politike, të këtij kryeministri, i cili vërtetë ka filluar t’i ngjajë së tepërmi disa liderëve të vendeve të Afrikës sidomos të pjesës Veriore.

 

Personat që kërkojnë të marrin ndihmë sociale sorollaten me ditë të tëra nga një sportel në tjetrin. Dhe meqë e kanë shumë të vështirë që ti mbledhin ato, ata shpesh herë paguajnë mito. Një qytetar, emir i të cilit është i njohur për gazetën tregon se i është dashur të paguajë para për të mbledhur dokumentet për ndihmë sociale. Ai thotë se paratë i ka marrë borxh, pasi nuk ka pas, por e ka pas patjetër që t’i japë ato.

Mito për të nxjerrë dokumentet për ndihmë sociale

Personat që kërkojnë të marrin ndihmë sociale sorollaten me ditë të tëra nga një sportel në tjetrin. Dhe meqë e kanë shumë të vështirë që ti mbledhin ato, ata shpesh herë paguajnë mito. Një qytetar, emir i të cilit është i njohur për gazetën tregon se i është dashur të paguajë para për të mbledhur dokumentet për ndihmë sociale. Ai thotë se paratë i ka marrë borxh, pasi nuk ka pas, por e ka pas patjetër që t’i japë ato.