I zhdukur prej ditësh, ja ku ndodhet Meta sipas avokatit të Berishës
Avokat Genc Gjokutaj ka zbuluar sot se komunikon rregullisht me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, ndërsa është shprehur se nuk e di ku ndodhet ai, por shton se mbrëmë ka parë disa foto të tijat me disa miq në Shqipëri.
“Ndaj zotit Meta janë aktivizuar më herët disa që s’dua t’u përmend emrat. Janë vënë njerëz me të kaluar të dyshimtë për të përpiluar kallëzime. Meta prej gati 5 vitesh është në sulm permanent. Meta nuk është pyetur. Hetimet kanë vazhduar. Nuk flitet për letërporosira.
Berisha dhe Meta janë aleatë të një koalicioni, dhe në çfarëdolloj situate të gjendjen, nuk kërkojnë ndihmë. Futja e zotit Meta në këtë betejë të Berishës do të ishte e tepërt dhe e rekomandoj të mos marrë pjesë.
Meta çdo muaj shkon takon fëmijët, shkon për arsye shëndetësore. Nuk i është bllokuar dalja jashtë vendit. Është hapur ky muhabeti i Berishës dhe tashmë është krijuar perceptimi.
Me Metën komunikoj telefonisht, është shumë mirë. Nuk më duhet se ku ndodhet. Ai ka ardhur, ka ikur. Do iki, do vijë prapë. Mbrëmë kam parë disa foto me disa miq në Shqipëri, nuk e di tani”, tha ai.
Kujtojmë këtu se avokat Gjokutaj është këshilltar bashkiak në kryeqytet nën siglën e partisë së Metës.
p.c. / dita