Hagë: Lirohet përkohësisht Haradinaj
Gjykata e Hagës ka vendosur në favor të kërkesës së Ramush Haradinajt për lirimin e përkohshëm. Atij i është aprovuar kërkesa për të qenë në Kosovë nga datat 17 dhjetor 2010 deri më 14 janar, kohë kjo kur pritet që gruaja e tij, Anita Haradinaj, të sjellë në jetë fëmijën e tyre të tretë.
Ai do t’u dorëzohet autoriteteve të EULEX-it në Aeroportin e Prishtinës, dhe nuk guxon të dalë jashtë kryeqytetit. Gjithashtu, nuk guxon të ketë kontakt me dëshmitarët e mundshëm të procesit. Ndërkohë tribunali një kërkesë të njëjtë ia ka refuzuar Lah Ibrahimajt.