‘Enciklopedia’ në shitje, largohet Alajdin Abazi
Enciklopedia maqedonase do të rishfaqet në opinion, por këtë herë më një kaptinë kritikash të bashkangjitura me të. Propozimi është marrë nga redaksia e enciklopedisë, me kusht miratimin edhe të vendimit të mëhershëm për përgatitjen të një enciklopedia të re. Propozimi pritet të votohet nga kryesia që më pas t’a miratojë kuvendi.
“Përmbajtja e këtyre vendimeve është ajo që të gjithë e dinë se së pari njëzëri vendosëm përpunimin e enciklopedisë së re dhe me shumicë votash vendosën në fakt, dhamë mendimin që enciklopedia ekzistuese të zhbllokohet dhe të bëhet një libër i plotë në bazë të të gjitha materialeve që kemi në të, që të dihet se cili është qëndrimi i Akademisë maqedonase të shkencave dhe arteve lidhur me problematikën, dhe me librin të shkoj një rezyme kritikash për të gjitha materialet dhe kështu të përfundoj kjo punë. Por është shumë e rëndësishme se këto dy vendime përpunimi i enciklopedisë se re dhe zhbllokimi të shkojnë në pako, pra ne nuk jemi për zhbllokim nëse nuk merret vendim për enciklopedi të re” tha Mitko Maxhunkov, kryetar i redaksisë.
Nga ana tjetër edhe anëtari i vetëm shqiptar i redaksisë së enciklopedisë, akademiku Alajdin Abazi largohet nga redaksia. Ai vlerëson se vendimet e tilla nuk do të zbatohen pasi nuk ka fonde për përpunim e një enciklopedie të re por edhe nxjerrjen e një kaptine kritikash me enciklopedinë ekzistuese.
“Pasi që jam i njoftuar se nuk ka mjete për enciklopedi të re nuk besoj se diçka spektakulare do të vendoset dhe mendoj se redaksia e ka kryer detyrën e vet dhe unë nuk e shoh arsyen të vazhdojë të jem anëtare edhe për shkaqe tjera edhe për shkak të angazhimeve dhe që i takoj shkencave natyrore dhe të teknologjive që nuk është problematike në enciklopedi. Do të dua tani të gjenden dy persona tjera të zëvendësojnë por me kusht që gjithë kjo është në paket që të sigurohen edhe mjetet për një enciklopedi të re. Prandaj një kombinim i këtillë që ka dhënë qendra leksikografike është zgjidhje gjysmake po pasi që nuk besoj se do të ketë mjete nuk besoj se do të sjellet ndonjë vendim të veçantë për të nxjerrë në opinion një enciklopedi po bashkë edhe me këtë kaptinë që do të jetë qasje kritike” tha Alajdin Abazi, akademik.
Ndërkohë kryetari i redaksisë Mitko Maxhunkov vlerëson se kërkesa e shqiptarëve vetëm për përpunimin e një enciklopedie të re nuk është e pranueshme, dhe kuvendi nuk do ta miratojë pa zgjidhur më parë çështjen e enciklopedisë së vjetër. Enciklopedia maqedonase e cila u botua më 16 shtator të vitit të kaluar, me vendimin e kuvendit u tërhoq nga shpërndarja për shkak të reagimeve të ashpra në opinion lidhur me paraqiten e fakteve të pavërteta për historinë dhe kulturën shqiptare. Shqiptarët ishin paraqitur si ardhacakë, të zbritur nga mali në shekullin e XVI ndërkohë që për forcat e NATO-s shkruhej se kishin ushtruar nëpër kampe ish ushtarët e UÇK-së. Shtrembërime ishin bërë edhe për vetë personalitetet maqedonase si dhe për institucione të ndryshme ndërkombëtare.Semra Jakupi