image

 Me karton të kuq, drejtuar kah kuvendi i Maqedonisë, kreu i LSDM-së i përkrahur nga simpatizantët e vetë, kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare. Cërvenkovski në marshin protestues, theksoi se ka ardhur koha që pas qeverisjes katastrofale me Maqedoninë, Gruevski dhe kriminelët të cilët udhëheqin me shtetin të lejojnë që populli vet të vendosë për fatin e vet. Para protestuesve, Cërvenkovski tha se grupi parlamentar i LSDM-së në kuvend do të kërkojë miratimin e propozim-ndryshimeve në ligjin zgjedhor, propozim për themelimin e komisionit anketues për kontrollimin e të dhënave në ligjin zgjedhor dhe propozim vendim për shpërndarje të parlamentit.
 
“Maqedonia do zgjedhje,  populli donë që të vendosë për ardhmërinë e tij. Duam zgjedhje. Basti është i madh – ardhmëria e fëmijëve tanë, ardhmëria e shtetin tonë dhe për këtë qëllim miqtë e mi të nderuar vazhdojmë. Kthim prapa nuk ka, nuk do të ndalemi, shkojmë deri në fund, deri në zgjedhje, deri në fitore…’ tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.

Duke u përgjigjur akuzave të VMRO-DPMNE-së se partia e tij planifikon hyrjen me dhunë në kuvend, Cërvenkovski tha se LSDM-ja nuk i shkatërron institucionet të cilat janë krijuar prej vitesh.

“Nëse ky popull dëshiron të hyjë tani në kuvend, kush mund ta ndal, Gruevski, Jankullovska, apo këta polic të renditur këtu, po ata janë fëmijët tanë, shumica prej tyre mezi presin që të drejtohemi kah kuvendi dhe të na bashkangjiten. Megjithatë ne nuk jemi VMRO-DPMNE, ne nuk i prishim institucionet si ata” tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së

Sipas shifrave që i publikoi LSDM-ja, në këtë marsh protestues morën pjesë mbi 50.000 persona.  Përveç simpatizantëve të LSDM-së, marshit iu bashkuan edhe partia turke e Adnan Qahilit, partia serbe e Dragisha Miletiqit dhe disa parti më të vogla maqedonase.Nevzat Mamuti