Shqiptarët dhe boshnjakët lëvizin pa viza prej 15 dhjetorit
Këshilli i Ministrave të Brendshëm të BE-së miratoi sot, me unanimitet, heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. Qytetarët e këtyre dy vendeve mund të lëvizin të lirë në zonën Shengen që nga 15 dhjetori i këtij viti, një ditë pas botimit të këtij vendimi në fletoren zyrtare të BE-së.
Por unanimiteti nuk erdhi nga dashamirësia, por nga shoqërimi i këtij vendimi të 27 ministrave të brendshëm me mekanizmin e monitorimit të Komisionit Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit, ky u përfshi edhe artikulli 78, paragrafi 8 i Traktatit të Lisbonës, i cili stopon pezullimin e regjimit të vizave për vendet abuzuese.
“Nëse një vend përballet me situata të veçanta urgjente, atëherë Komisioni mund të ndërhyjë nëpërmjet të gjitha masave të nevojshme për ta zgjidhur problemin. Dhe ju mund ta shihni se disa nene të liberalizimit të vizave parashikojnë në disa raste edhe suspendimin e regjimit të lirë të vizave. Ajo çfarë bëmë ne ishte thjesht përkujtesa se këto rregulla ekzistojnë si edhe të themi se mund ti përdorim ato nëse do ketë abuzime me regjimin e lirë të vizave”, deklaroi Melchior Watelet, Ministri belg për azil dhe emigracion
Pas gjashtë muajsh Komisioni Evropian pritet të hartojë një raport për të parë se sa i kanë respektuar Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina detyrimet që rrjedhin nga regjimi i lirë i vizave.
Tashmë i vetmi vend i izoluar në Ballkan mbetet Kosova, e cila nuk ka nisur ende as procesin e dialogut për liberalizimin e vizave. Ernest Bunguri