BDK: Maqedonasit skenarë për regjistrimin e popullsisë
“Prandaj edhe amendamenti i VMRO-DPMNE-së për përjashtimin e diasporës shqiptare nga regjistrimi, është në funksion të politikës zyrtare, që sa më shumë të krijojë hapësirë për dominimin e maqedonasve”, thekson BDK që kryesohet nga Hysni Shaqiri.Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK) vlerësoi se prapavija e politikës institucionale maqedonase ka për qëllim që të prekë shtyllat kyçe të Marrëveshjes së Ohrit, siç është 20 për qindëshi si kategori kushtetuese për realizimin e të drejtave të shqiptarëve.
“Prandaj edhe amendamenti i VMRO-DPMNE-së për përjashtimin e diasporës shqiptare nga regjistrimi, është në funksion të politikës zyrtare, që sa më shumë të krijojë hapësirë për dominimin e maqedonasve”, thekson BDK që kryesohet nga Hysni Shaqiri.
Kjo parti sërish kërkoi unifikimin e faktorit politik shqiptar dhe nxjerrjen e një propozimi konkret për të penguar manipulimin me regjistrimin e popullsisë.
BDK-ja edhe një herë u apelon të gjithëve se vetëm me një qëndrim të koordinuar nga të gjithë shqiptarët në Maqedoni mund ta pengojmë këtë politikë e cila ka për qëllim që edhe kësaj radhe ti numëroj shqiptarët aq sa dëshiron, e jo sa është numri real.