Shahin definitivisht në Liverpool

 Skuadra angleze e Liverpoolit e ka zyrtarizuar marrëveshjen për transferimin e mesfushorit turk të Real Madridit, Nuri Shahin. Skuadra ka njoftuar se

ka arritur marrëveshje me Realin dhe lojtarin për të huazuar futbollistin turk për një edicion, me mundësi të blerjes së kartonit të tij.

Shahin është blerja e katërt e Liverpoolit këtë edicion, pas marrëveshjes me Assaidin, Borinin dhe Allenin.

Për Shahinin kanë treguar interesim edhe Arsenali, Milani e Interi.