BDI publikon kreatorët e dosjeve
Deputeti Talat Xhaferi, në emër të BDI-së akuzoi sot PDSH-në, si fabrikuese dhe bashkëpunëtore të shërbimit sekret, pas dorëzimit të dosjeve pranë Komisionit për Verifikimin e Fakteve, që shënjestrojnë si spiunë 3 zyrtarë të Partisë së Ahmetit. Talat Xhaferri tha se autorë kryesorë të fabrikimeve janë Hisen dhe Rexhep Musliu. Xhaferi tha se ka qenë vetë PDSH ajo që e pati quajtur luftën e UÇK-së tradhti ndërsa dëshmorët tradhtarë.
“Këto fabrikime të ‘fakteve’ dalin nga kuzhina e mbikëqyrur nga Vojvoda e mbështetur nga bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit siç janë Hisen Musliu, ish shef i sigurimit për Tetovë dhe Gostivar, dhe Rexhep Musliu ish shef i sektorit të punëve të brendshme për Kërçovë që tani këshilltarë të Vojvodës për çështje të sigurisë e më parë këshilltarë në kabinetin e Refet Elmazit 2006-2008 që aktivitetin e tyre në shërbimet sekrete e vazhdojnë përmes pasuesve të tyre, Urimit dhe Erollit aktualisht të besueshëm të shërbimeve të shtetit’, akuzoi Talat Xhaferi, deputet i BDI-së.
I menjëhershëm ishte reagimi i PDSH-së.
‘Një ditë thonë se janë letra pa vlerë një ditë tjetër se janë dokumente të rëndësishme, e ditën tjetër ky apo ai i ka sjellë… e vërteta është se ‘Mama’, ‘Strelaci’ ‘Vujko-Drim’ ‘Personi me 13 faqe’, dhe një tjetër që do të publikohet brenda këtyre ditëve-në vazhdimësi kanë vepruar kundër popullit të vet…..së shpejti ju spiunë të BDI do të jeni objekt hetimi para hetuesisë gjermane, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë për të marrë dënimin e merituar për krim ndaj njerëzimit’.
BDI nga ana tjetër, vazhdon ta quajë këtë një fushatë të egër antishqiptare të orkestruar nga PDSH.
Bashkim Sulejmani