Ballkani pret dimrin më të ftohtë në 1.000 vjetët e fundit
Meteorologët në mbarë Europën paralajmërojnë dimër shumë të ftoftë e disa prej tyre parashikojnë dimrin më të ftohtë në 1.000 vjetët e fundit. Poashtu paralajmërojnë edhe sasi të mëdha të reshurave, që nënkupton se do të kete probleme me dëborën dhe akullin.Rajonin e Ballkanit e prêt dimër i fortë, por jo aq i ftoftë sikur në Europën veriore dhe perëndimore, vlerësojnë meteorologët bullgar, ndërsa meteorologët polak dhe ata rus pas analizave të të dhënave, njoftojnë se pritet dimri më i ftoftë në 1.000 vjetët e fundit. Deri në fund të muajit tetor, do të ketë mjaft të reshura-parashohin meteorologët bullgar dhe pritet sasi e shtuar në masë të konsideruar e dëborës, që do të shkaktojë shumë ciklone të pazakonta në detërat e mesdheut.
Të reshurat intensive tashmë kanë filluar, tetori do të jetë me lagështi më të theksuar për dallim nga tetorët normal, ndërsa nëntori në Ballkan do të jetë i ftoftë me të reshura prej 30-60 litra për metër katror.
Të reshura më të pakta parashikohen për muajin janar të vitit që vjen, ndërsa muajt shkurt dhe mars poashtu do të jenë mbi mesataren.
Shkaktar i dimrit të ftoftë që na prêt këtë dimër, sipas meteorologëve polak, është lëvizja e valës së ngrohtë nëpër Oqeanin Atlantik.(INA)