Kurti: Qeveria e Maqedonisë diskriminon shqiptarët
Në një intervistë për emisionin ‘Studio e Hapur’, lideri Lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti, akuzon qeverinë e Shkupit se po diskriminon shqiptarët e Maqedonisë. Sipas tij, problem kryesor në vend, nuk është kontesti i emrit me Greqinë, por politika anti-shqiptare që po udhëhiqet nga Gruevski. Në Emisionin ‘Studio e Hapur’, që do të transmetohet sonte në ora 22.00. Kurti flet edhe për zhvillimet politike në Prishtinë, por edhe për idenë e tij për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
“Është krijuar përshtypja që problemi kryesor I Maqedonisë është emri, a duhet të quhet Maqedoni, a duet të quhet IJRM, apo duhet të ketë ndonjë emër krejtësisht tjetër. Mirëpo mendoj se problemi kryesor i Maqedonisë, është karakteri i shtetit, i cili është nacional shovinist dhe i cili është një shtet anti-shqiptar. Kjo për shkak të diskriminimit, nënpërfaqësimit dhe shtypjes që iu bëhet shqiptarëve atje. Nëpër të gjitha institucionet publike, shoqërore dhe në të gjithë administratën shtetërore-shqiptarët janë të nënpërfaqësuar. Mandej buxheti republikan nuk iu ndahen njësoj komunave. Kjo bëhet varësisht nga përbërja demografike e tyre, a është me shumicë shqiptare apo maqedonase dhe se fundmi investimet ekonomike, nuk janë në mënyrë të barabartë të shpërndara”, u shpreh Albin Kurti, Lider i “Vetëvendosje”. Alsat-M