Mirë Albini, po Vjosa Osmani pse e ka qepur gojën për zgjedhjet në Shqipëri?
Zgjedhjet e 25 prillit, kanë shënuar edhe një rast të paprecedentë, në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, që dërgoi disa kandidatë në Shqipëri, të konkurronin përballë Edi Ramës, refuzon të urojë fituesin e zgjedhjeve, të vendit amë.
Por, kjo është e kuptueshme, pasi ai Edi Ramën, nuk e sheh si kryeministër të Shqipërisë, por si një rival që ka më shumë peshë se ai në trojet shqiptare.
Ajo që të bën përshtypje në fakt, është se mirë Albin Kurti, por as presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nuk ka përshëndetur fituesin e zgjedhjeve në Shqipëri.
Nga një politikane “perëndimore” dhe “shpresë” për Kosovën, ajo tashmë është kthyer në një kamikaze të Albin Kurtin, duke vënë në rrezik marrëdhëniet me shtetin amë, Shqipërinë.
Duhet thënë se, edhe pse Edi Rama mund të mos ketë marrëdhënie të mira me ta, i ka pritur në Tiranë dhe i ka uruar kur fituan zgjedhjet.
Por, si Albini, ashtu edhe Vjosa, për turpin e tyre, janë të vetmit që nuk po urojnë kryeministrin e Shqipërisë, ndërkohë që s’ka mbetur vend pa e bërë këtë gjë.
(TemA)