Arben LLALLA

Ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në qytetin e Himarës ku humbi jetën aksidentalisht një qytetar i Republikës së Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e mediaeve greke dhe shqiptare.

Greqia këtë ngjarje por e përdor politikisht për të ngushëlluar vetveten nga problemet e thella ekonomike dhe politike të brendshme edhe të jashtme.

Sot ku mbahen 40 ditët e vdekjes së Aristotel Gumës në Himarë kanë zbarkuar politikanë, deputet, mitropolitë dhe anëtarë të organizatave greke që luftojnë për shkëputjen e jugut të Shqipërisë.

Në ujërat e detit Jonë afër Himarës dhe Sarandës lëviz Fregata greke me emrin ,,Egjeu 460,, me trupa speciale ushtarake që i përkasin kontigjendit grek në NATO, raporton agjencia e lajmeve INA.

Në Fregatë ndodhet edhe një helikopter ushtarak. Lëvizja e Fregatës greke pranë brigjeve të Shqipërisë është cilësuar si një provokim që Greqia po i bënë Shqipërisë. Greqia e justifikon këto lëvizje ushtarake për ndalimin e ,,terroristëve,, shqiptar që kryejnë vrasje në fshatrat e minoritetit grek në Shqipëri.(INA)