Prostata dhe funksioni i saj
Ku ndodhet prostata dhe çfarë funksioni ka?
Prostata është një organ që gjendet te meshkujt që nga fëmijëria në dalje të fshikëzës së urinës, dhe rrethon të gjithë kanalin e urinës me një madhësi mesatare sa një arrë (rreth 18 gr). Funksioni kryesor është prodhimi i një pjese të madhe të lëngut që mbartë spermën.
Cilat janë sëmundjet kryesore të prostatës?
Sëmundjet e prostatës përgjithësisht mund të ndahen në tre grupe:
1. Infeksionet e prostatës (prostatit)
2. Zmadhimi (Hiperplazi) beninj i prostatës (HBP)
3. Kanceri i prostatës
Infeksionet e prostatës ashtu siç mund të duken në çdo moshë zakonisht quhen si sëmundjet e të rinjve. Zmadhimi beninj i prostatës dhe kanceri i prostatës janë sëmundje që duken pas moshës 45-50 vjeç.
Çfarë është prostatiti?
Quhet në latinisht infeksioni i prostatës. Mund të duket në çdo moshë. Simptomat janë djegje, dhimbje në fund të barkut ose poshtë testiseve, rrjedhje prej penisit ose ndjesi të kruajtjes brenda në penis. Terapia zakonisht kryhet me antibiotikë dhe pacientit i kalojnë simptomat.
Çfarë është zmadhimi beninj i prostatës?
Me rritjen e moshës prostata fillon të zmadhohet si organ për shkak të disa shkaqeve të ndyshme, dhe mund të shkaktojë presion mbi fshikëz ose kanalin urinar duke krijuar ngushtimin e këtij kanali që quhet uretra. Kjo gjendje quhet zmadhim (Hiperplazi) beninj i prostatës.
Çfarë është kanceri i prostatës?
Kanceri i prostatës është kanceri i dytë që duket më shpesh të burrat. Zakonisht nuk është agresiv dhe nuk jep ndonjë simptome që mund të vihet re nga pacienti. Kur shoqërohet me zmadhim të prostatës mund të jap shqetësime, si urinim i shpeshtë dhe më vështirësi kurse në fazat e avancuara mund të shkaktojë gjakderdhje në spermë ose dhembje në kocka.
Si zbulohet prania e kancerit të prostatës?
Kontrolli i pacientëve që kanë kancer prostate në familje pas moshës 45 vjeç, te pacientët e tjerë në moshën 48-50 vjeç te urologu është i domosdoshëm. Në fillim bëhet ekzaminimi rektal i prostatës dhe pastaj shihet testi i PSA (prostatë specifik antigjen) në gjak. Në rast se në ekzaminim fizik vihet re fortësi në pjesën e mbrapme të prostatës mund të dyshohet për kancer të prostatës.
Çfarë është PSA dhe si vlerësohet?
PSA është një substancë që prodhohet nga qelizat e prostatës. Në rast se është mbi një nivel të caktuar në gjak mund të dyshohet për kancer të prostatës. Edhe në raste kur PSA është normale pacienti ka mundësi që të ketë kancer të prostatës. PSA mund të rritet edhe kur ka prostatit (infeksion të prostatës). Si dhe një grup ilaçesh që përdoren për zmadhimin e prostatës mund të ulin PSA- në, ndaj ju duhet të tregoni mjekut tuaj për ilaçet që po përdorni.
Çfarë operacionesh duhen për zmadhimin e prostatës?
Pas marrjes për një kohë të ilaçeve për zmadhimin e prostatës këta pacientë kanë nevojë për ndërhyrje në hapjen e kanalit të urinës. Këto ndërhyrje mund të bëhen me operacion të hapur ose sipas metodave më të reja me operacion të mbyllur (TUR-Prostate).
Operacioni i mbyllur ose TUR-prostatës bëhet nëpërmjet një instrumenti fiberoptik, duke u futur nëpërmjet kanalit të urinës dhe bëhet heqja e prostatës nga brenda duke hapur kanalin e urinës. Kohëzgjatja e këtij operacioni është rreth 1 orë dhe pacienti pas operacionit rrinë rreth 2-3 ditë në spital.
Operacioni i hapur i prostatës bëhet për prostatë që janë më të mëdha se 90 gr dhe zgjatë rreth 1,5 orë. Pas operacionit pacienti rrinë rreth 4-5 ditë në spital.
Këto lloj operacionesh bëhen prej vitesh në mënyrë përfekte në Spitalin Amerikan. Në spitalin tonë vetëm në raste të rralla preferohet operacioni ë hapur. Në operacionin e mbyllur të prostatës rreziqet që mbarten gjatë dhe pas operacionit janë minimale, kurse operacioni i hapur ka një përqindje më të rritur të rreziqeve në përgjithësi.
A ka probleme seksuale pacienti pas këtyre operacioneve?
Ajo që ndodhë në këtë grup moshë është që këta pacientë mund të kenë sëmundje të tjera që ndikojnë fuqinë seksuale si: diabeti, tensioni i lartë, sëmundje të zemrës etj. Pas operacioneve të mbyllura zakonisht nuk ka ndryshim ose mund të ketë ulje minimale të forcës seksuale, kurse te operacionet e hapura më pak se 15%.
A mund të parandalohen sëmundjet e prostatës?
Zakonisht një pjesë e madhe e këtyre pacientëve kanë prejardhje gjenetike, por pacientët duhet të përqendrohen në ushqimet natyrore me fruta dhe perime të freskëta. Ushqimet e stilit perëndimor si fast-food pretendohet që rrisin rrezikun e kancerit të prostatës. Megjithëse ka disa ilaçe bimore në treg që prodhohen prej rrënjëve të pemëve etj, akoma asnjëri prej tyre nuk është provuar shkencërisht.
Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.
Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!