Debati për shkarkimin e Trump,ushtria rrethon Kongresin
Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan pritet të votojë sot për ngritjen zyrtarisht të akuzave për shkarkimin e Presidentit Donald Trump.
Ngritja e akuzës mund të bëhet, dhe kjo është padyshim hera e parë në historinë amerikane që ndaj një presidenti ngrihen dy herë akuza për shkarkim gjatë mandatit të tij, por shkarkimi me gjasë nuk do ndodhë.
Por presidenti Trump duket se nuk është i shqetësuar. BBC shkruan se Presidenti po kalon një ditë të qetë në shtëpi ndërsa ligjvënësit në Capitol Hill po punojnë për ta fajësuar atë.
Ai ka qenë në rezidencën gjatë gjithë mëngjesit dhe pret të shohë se çfarë do të ndodhë më pas.
Në një pjesë tjetër të ndërtesës, Krahut Perëndimor, stafi i tij është përqendruar në detyrën që ka përpara: paketimin e gjerave në mënyrë që të mund të largohen.
Ngjarja që nuk ndodhte qe nga Lufta CIVILE
Natën e kaluar ishte hera e parë që nga Lufta Civile e SHBA që trupat federale flinin në Kapitol për ta mbrojtur atë nga dhuna e mundshme, thonë raportet.
Trupat nga Garda Kombëtare u panë duke fjetur pranë një busti të Abraham Lincoln, presidentit që udhëhoqi Bashkimin gjatë konfliktit 1861-1865 që mori 620,000 jetë amerikane.
Ndersa tani, mediat amerikane kanë publikuar pamjet jo vetëm të asaj që ndodh brenda Kapitolit ku po vijojnë diskutimet, por edhe jashtë, ku institucioni është i rrethuar dhe blinduar nga Garda Kombëtare, pasi i tremben një tjetër sulmi nga mbështetësit e Trump.
Ndërsa ligjvënësit debatojnë brenda për fajësimin e Presidentit Trump, forcat e armatosura janë rreth Kongresit. Trafiku është mbyllur plotësisht rreth Kapitolit.